7.5 C
Tirana

Qeveria shqyrton mbikëqyrjen elektronike të azilkërkuesve

Më datë:

Ministria e Brendshme britanike po shqyrton mbikëqyrjen elektronike të azilkërkuesve që mbërrijnë në BM nëpërmjet rrugëve joligjore, sipas një burimi.

“The Times” tha se zyrtarët po e mendojnë atë si një mënyrë për të parandaluar arratisjen e migrantëve që nuk mund të strehohen në vende të kufizuara paraburgimi.

Akti i Migracionit Ilegal vendos një detyrë ligjore mbi qeverinë për të ndaluar dhe larguar ata që mbërrijnë në MB ilegalisht, qoftë në Ruandë ose në një vend tjetër të tretë të sigurt.

“Megjithatë, meqenëse hapësirat në akomodimin e Home Office janë të pamjaftueshme, zyrtarët po shqyrtojnë alternativa të tjera”, sipas gazetës.

“Ndërsa zgjidhja e preferuar është rritja e numrit të vendeve të paraburgimit, është diskutuar mbikëqyrja elektronike si dhe ndërprerja e ndihmave financiare për dikë që nuk raporton rregullisht në Ministrinë e Brendshme, sipas “The Times”.

“Mbikëqyrja elektronike ka qenë gjithmonë diçka për të cilën departamenti i qeverisë britanike, përgjegjës për migracionin, sigurinë dhe ligjin dhe rendin, ka qenë i interesuar dhe është opsioni i preferuar për tërheqjen e mbështetjes financiare, e cila do të ishte ligjërisht e vështirë pasi migrantët do të rrezikoheshin të mbeten të varfër”, sipas gazetës.

Të dhënat këtë javë treguan se,  deri më tani kalimet përmes La Manshit arritën në 19 000, pavarësisht premtimit të kryeministrit Rishi Sunak se ai do të ndalonte anijet.

Numri kërkesave për azil ka regjistruar një rritje rekord, me më shumë se 175 000 persona që presin një vendim fillestar për azil në fund të qershorit, ndërsa fatura për taksapaguesit është pothuajse dyfishuar në një vit në gati 4 miliardë paund (5 miliardë dollarë)

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

“Shqipëria përballë Një Valë Krimesh: Historia e Tre Vrasjeve që Ndryshuan Ndjenjën e Sigurisë”

DURRËS Pjetër Kodheli, 69 vjeç, mbeti i vrarë këtë të...

Ankimimi për shkarkimin nga detyra, Kushtetuesja njofton Erion Veliajn për seancën e 31 tetorit

Gjykata Kushtetuese ka njoftuar zhvillimin e seancës plenare publike...

Deputetët e PD-së takojnë delegacionin e BE: Zgjedhjet e 11 majit, një farsë elektorale

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi,...

Miratohen marrëveshjet e huas me BERZH dhe BEI për Korridorin VIII hekurudhor

Komisioni i Ligjeve miratoi sot dy marrëveshje të huas...