13.5 C
Tirana

Qeveria shpall gjendjen e jashtëzakonshme pas valës së dhunës

Më datë:

Qeveria peruane njoftoi qëllimin e saj për të shpallur gjendje të jashtëzakonshme në kryeqytet, Lima, pasi një valë dhune nga krimi i organizuar shkaktoi protesta masive që lanë një të vdekur dhe rreth 100 të plagosur.

Ne rast shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme, qeveria mund të dërgojë ushtrinë për të patrulluar rrugët dhe për të kufizuar disa të drejta, të tilla si liria e tubimit.

Demonstrata në Lima të mërkurën ishte më e dhunshmja që nga fillimi i protestave.

Përleshjet shpërthyen midis protestuesve dhe forcave të sigurisë, duke rezultuar në vdekjen e një burri 32-vjeçar në Lima, të vrarë nga një oficer policie, dhe 113 të plagosur, përfshirë 84 oficerë policie dhe 29 civilë, sipas shifrave zyrtare.

Presidenti i përkohshëm I Peruse u paraqit para Kongresit për të kërkuar kompetenca të veçanta për të adresuar krizën e sigurisë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Dyshohet se i riu vrau veten brenda poligonit të qitjes

Pamjet që shihni tregojnë vendin ku ndodhi ngjarja e...

Atentati ndaj Arjan Ndojës/ Genci Maloku na dha garanci që për tre muaj nuk do merrte hak!

Po mbahet në GJKKO seanca ndaj Plarent Dervishajt dhe...