Qeveria Mitsotakis në tronditje, dorëheqje të njëpasnjëshme pas akuzave për abuzim

Më datë:

Tronditet qeveria e Mitsotakis! Tre anëtarë të qeverisë greke kanë dorëzuar dorëheqjet e tyre nga qeveria, ndërsa në Parlament janë dërguar dosjet e reja mbi një skandal të lidhur me një rrjet të organizuar mashtrimi që përfshin fondet bujqësore.

Ata që kanë lënë postet e tyre janë Ministri i Mbrojtjes Civile Yiannis Kefalogiannis, Ministër i Zhvillimit Rural Kostas Tsiaras, dhe Zëvendësministër i Shëndetësisë Dimitris Vartzopoulos.

Sipas burimeve, riorganizimi i kabinetit pritet të realizohet sot, ndërsa betimi i anëtarëve të rinj të qeverisë është planifikuar për nesër. Po ashtu, pritet që edhe Kostas Skrekas të japë dorëheqjen nga pozicioni i sekretarit të Demokracisë së Re.

Hetimi i hapur ka të bëjë me ngjarje të vitit 2021 dhe përfshin vepra penale si nxitje për shpërdorim të besimit, mashtrim kompjuterik dhe vërtetim të rremë me qëllim përfitimin e paligjshëm. Prokuroria Europiane ka dërguar një dosje voluminoze në Parlamentin grek, lidhur me rrjetin e organizuar të mashtrimeve me fondet bujqësore, një skandal që ka goditur rëndë reputacionin e kryeministrit Qyriakos Mitsotakis.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

GJKKO shtyn gjyqin për Veliajn, përcaktohet data e seancës së ardhshme

Është shtyrë seanca penale në Gjykatën e Posaçme për...

Kultivimi i bimëve në planetin Mars

Pas fluturimeve rreth Hënës, njeriu synon planetin Mars. Prej...

Përplasja Burgija-Berisha: akuza për lidhje me Ramën dhe refuzimi i kryedemokratit

https://www.youtube.com/live/3LasjVxkytw?si=O2LtCrPJR2KKHh6q&t=376 Kreu i grupit të këshilltarëve të PD në Durrës,...

Rrogozhinë-Peqin: “Shtëpia e barit” nxjerr në pah dështime në policinë lokale, pezullohen zyrtarët

Furtunë në komisariatin e Peqinit, pas zbulimit të “shtëpive...