10.5 C
Tirana

Qeveria miraton projektligjin për rimëkëmbje ekonomike

Më datë:

Qeveria e Kosovës ka votuar projektligjin për rimëkëmbje ekonomike COVID-19.

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e cila është duke u mbajtur ka miratuar projektligjin për rimëkëmbjen ekonomike COVID-19.

Ministrja e Financave dhe Transfereve, Hykmete Bajrami, ka prezantuar para kabinetit qeveritar projektligjin për rimëkëmbje ekonomike COVID-19.

Bajrami gjatë prezantimit të saj ka thënë se ky është një projektligj është shumë i rëndësishëm për ekonominë e vendit në kohën e pandemisë, raporton lajmi.net.

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, tha se me ndryshimet që do t’i bëhen Ligjit për Fondin Pensional, Fondi autorizohet që brenda 4 muajve nga hyrja në fuqi e këtij ligjit t’u mundësojë qytetarëve të Kosovës që të tërheqin 10 për qind të kursimeve pensionale.

Bajrami po ashtu ka bërë të ditur se tërheqja e fondeve nuk do të kompenzohet nga qeveria, por se ata që tërheqin mjetet do të jenë të liruara nga obligimet tatimore.

“Projektligji ka një qasje horizontale të ndryshimit të ligjeve që zakonisht rregullohen çështje të ndryshme që nuk janë të lidhura në aspektin sektorial dhe këto zakonisht miratohen që efekti i zbatimit të tyre të jetë më i shpejtë. Me anë këtij projektligji ndryshohen dhe plotësohen: Ligji për Fondin për Garanci Kreditore, Ligji për Fondin pensional, Ligji për tatimin e të ardhurave të koorporatave, Ligji për Agjencinë Kosovare të Privatimit. Ligji për të ardhurat personale si dhe Ligji për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar”, ka bërë të ditur Bajrami.

Projektligji është thënë se do të dërgohet menjëherë në Kuvendin e Kosovës për miratim.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

U arrestua në Shqipëri/ Gjendet i vdekur në burg Faruk Özer, themeluesi i platformës së kriptomonedhave “Thodex”

Faruk Fatih Özer, i njohur si “mbreti” i kriptomonedhave...

Një gotë lëng shege në ditë mund të zvogëlojë rrezikun e bllokimit të arterieve deri në 30%

Një studim i botuar në “American Journal of Clinical...

PS rrëzoi ngritjen e dy Komisioneve Hetimore, Bardhi: Duan të asgjësojnë Parlamentin siç bënë me zgjedhjet e 11 majit

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka zhvilluar një mbledhje...

Nga sot në dy linja urbane të Kamzës çmimi i biletës rritet në 50 lekë, aboneja 1,400 lekë

Qytetarët që përdorin dy nga 10 linjat urbane të...