Qeveria miraton Agjendën e Reformave të Kosovës në kuadër të instrumentit të BE-së

Më datë:

Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e sotme ka miratuar Agjendën e Reformave të Kosovës në kuadër të instrumentit të BE-së për reforma dhe rritje ekonomike në Ballkanin Perëndimor.

Kryeministri Albin Kurti tha se zbatimi i kësaj agjende është prioritet i veçantë i ekzekutivit.

Ekzekutivi i dha dritën e gjelbër edhe projektligjit për shërbimin e pagesave. I njëjti u konsiderua i rëndësishëm nga ministri i Financave, Hekuran Murati, i cili tha se rreth 50 milionë euro në vit është kosto për transfere ndërkombëtare dhe vendore.

Krahas kësaj, qeveria miratoi edhe rregulloren për procedurën e pranimit të nënpunësve të shërbimit publik në sektorin e shëndetësisë.

Po ashtu, emëruan Besim Kamberaj, sekretar të përgjithshëm në ministrinë e Zhvillimit Rajonal.

Ndërkaq, u nda edhe pagesa për 22 specializantë me vetëfinancim nga Lugina e Preshevës, Shqipëria dhe Mali i Zi. 

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Merr fund arratia! Vrau 38-vjeçarin tre vite më parë, arrestohet autori në Fier

Një 38-vjeçar ka përfunduar në pranga për një ngjarje...

Kurti e Abdixhiku nuk arrijnë marrëveshje për presidentin e ri të Kosovës

Partia në pushtet Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe partia opozitare...

Alarm ndërkombëtar për produktet HiPP, hetime për ndotje të mundshme

Një rast shqetësues ka ngritur alarmin në disa vende...

Malaj në Uashington: Ekonomia shqiptare e qëndrueshme, menaxhimi i kujdesshëm fiskal ka forcuar financat publike

Ministri i Financave, Petrit Malaj, mori pjesë në Takimet...