Qeveria indekson pensionet në masën 4.1%, 791, 257 përfitues nga 1 tetori

Më datë:

Këshilli i Ministrave miratoi sot indeksimin vjetor të pensioneve në masën 4.1%. Lajmin e bëri të ditur në një prononcim për mediat pas mbledhjes së qeverisë, ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja.

Gonxhja tha se nga ky vendim do të përfitojnë 791, 257 pensionistë dhe indeksimi nis me pagesat e muajit tetor 2024.

“Duke filluar nga 1 tetori 2024, pensionet do të indeksohen me 4.1% bazuar në llogaritjen e INSTAT të indeksit mesatar vjetor të muajit gusht 2024 për mallrat e shportës për pensionistët”. tha Gonxhja.

Sipas tij, “nga rritja e pensioneve e parashikuar në këtë vendim do të përfitojnë rreth 791,257 përfitues që marrin pensione të plota, pensione të pjesshme, pensione të reduktuara dhe pensione të parakohshme të pleqërisë, pensione të invaliditetit, pensione familjare si dhe pensione që rrjedhin nga skema suplementare dhe trajtimet e veçanta”.

“Nga hyrja në fuqi e këtij vendimi, masa e pensionit social rritet nga 9,327 lekë në muaj në 9,710  lekë në muaj.

Efektet financiare për zbatimin e këtij vendimi, përllogariten në shumën 1,693,000,000 (një miliard e gjashtëqind e nëntëdhjetë e tre milion) lekë, të cilat përballohen nga fondi për politikat e indeksimit të pensioneve, i parashikuar në buxhetin e ISSH-së”, përfundon Gonxhja.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Braçe: Të zbatohen standardet e ndërtimit në fasadat e pallateve

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe u shpreh sot...

Vodhi dyqanin e bulmetit, arrestohet hajduti në Pogradec

Policia arreston autorin e vjedhjes së dyqanit të bulmetit...

Karakaçi: Masa për rritjen e sigurisë në ndërtim dhe forcimin e mekanizmave të kontrollit

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi deklaroi sot...

Merret vendimi, Bordi i Transparencës del me çmime të reja. Sa do të shitet nafta dhe benzina

Bordi i Transparencës, në mbledhjen e datës 21 maj...