14.5 C
Tirana

Qeveria Hoti u bë me shantazhe, Thaçi e Haradinaj i shkuan në shtëpi deputetit Shala

Më datë:

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka arsyetuar vizitën e djeshme të tij tek deputeti i Nismës Haxhi Shala. Ai tha se ka qenë koincidencë vizita e tij e përbashkët me presidentin, Hashim Thaçi në shtëpinë e deputetit për të bindur atë të votojë qeverinë Hoti.

Ndërsa për abstenimin e deputetes Donika Kadaj-Bujupi ai tha se nuk ka qenë në dijeni se brenda grupit parlamentar të tyre mund të ketë kundërshtime për qeverinë Hoti.

 “Presidenti ka raporte të kahershme miqësore me Haxhi Shalën edhe unë i kam nga ana ime. Koincidenca janë këto. Shala ka qenë zëvendëskomandant në rajonin e Prizrenit, kur unë kam qenë komandant i TMK-së, kjo ka ndodhur…unë i thash që e qes votën për këtë qeveri, a e qet edhe  ti, ai tha që po”, tha ai.

Haradinaj u shpreh se qeveria Hoti ka mundësi që të shkojë me mandat të plotë qeverisës.

 “Ka mundësi reale që kjo qeveri të shkojë me mandat të plotë” , tha ai.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Zelensky: Mbështesim çdo propozim të drejtë për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë

Ukraina është e gatshme të punojë drejt arritjes së...

Shkarkohet kryeprokurori i Kosovës

Këshilli Prokurorial i Kosovës ka shkarkuar Besim Kelmendin nga...

Del nga shtrati lumi Vjosa, përmbyten tre banesa pranë urës së Mifolit

Lumi Vjosa ka dalë nga shtrati në zonën e...

Kallas: Që paqja të funksionojë, pakti duhet të përfshijë Evropën dhe Kievin

Bashkimi Evropian mirëpret përpjekjet e SHBA-së që synojnë t’i...