10.5 C
Tirana

Qeveria e re, Kurti i përgjigjet Thaçit për mandatarin: S’kemi kohë për të humbur me çështjet e ping-pongut politik

Më datë:

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, gjatë vizitës në Gjilan, ka folur edhe për çështjen e propozimit të mandatarit për formimin e Qeverisë.

Kurti ka thënë se si Qeveri janë të përkushtuar në luftimin e pandemisë së coronavirusit dhe se nuk duhet shpërqendruar me tema tjera

Sipas tij, nëse institucionet shpërqendrohen në fronte të tjera do të humbet lufta kundër pandemisë.

“Të mos shpërqendrohemi nga temat e tjera ku prioritet është shëndeti i qytetarëve dhe parandalimi i përhapjes së pandemisë. Nuk kemi kohë për të humbur me çështjet e ping-pongut politikë”, tha Kurti.

Ai shtoi se tani janë të angazhuar maksimalisht në luftimin e pandemisë dhe nëse do të shpërqendroheshim në temat tjera do të dobësoheshin.

Kurti deklaroi se sot do të ketë takim online të kabinetit qeveritar dhe se për këtë takim është informuar edhe kryetari Haziri nga ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, ku do të diskutohet për vazhdimin e masave.

“Sot do të kemi një takim në qeveri, takim online. Lidhur se si do të vazhdojmë me masat në vijim në mënyrë që të kemi kufizim të lëvizjes sepse lëvizja e qytetarëve është lëvizje e virusit”, tha Kurti.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

“Shqipëria përballë Një Valë Krimesh: Historia e Tre Vrasjeve që Ndryshuan Ndjenjën e Sigurisë”

DURRËS Pjetër Kodheli, 69 vjeç, mbeti i vrarë këtë të...

Ankimimi për shkarkimin nga detyra, Kushtetuesja njofton Erion Veliajn për seancën e 31 tetorit

Gjykata Kushtetuese ka njoftuar zhvillimin e seancës plenare publike...

Deputetët e PD-së takojnë delegacionin e BE: Zgjedhjet e 11 majit, një farsë elektorale

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi,...

Miratohen marrëveshjet e huas me BERZH dhe BEI për Korridorin VIII hekurudhor

Komisioni i Ligjeve miratoi sot dy marrëveshje të huas...