Qëndrim në kundërshtin me rregullat shengen, Greqia kthen 32 shqiptarë, një prej tyre shfaq simptoma të COVID 19

Më datë:

Autoritetet greke kanë kthyer mëngjesin e sotëm në Kakavijë 32 shtetas shqiptarë të cilit qëndronin në territorin grek në kundërshtim me rregullat e zonës Shengen. Burime për ‘BalkanËeb’ thanë se të kthyerit kanë qenë kryesisht punëtorë sezonalë.

Ata janë pritur në Kakavijë nga autoritetet e Shëndetit Publik në Gjirokastër. Burime thanë se një prej tyre kishte shfaqur simptoma të Covid-19. Bëhej fjalë për një 47-vjeçar nga Bulqiza. Për këtë arsye është kontaktuar me numrin 127 dhe personi në fjalë është transportuar me urgjencë drejt Tiranës, ku do t’i bëhet tamponi për të provuar nëse është i infektuar me koronavirus apo jo.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Deputetët ratifikojnë marrëveshjen për anëtarësimin e Kosovës në Bordin e Paqes

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë ratifikuar marrëveshjen ndërkombëtare...

Ish-ministri në fokus të SPAK, kërkohet rikthimi në burg i Lefter Kokës

Dy muaj nga vendimi i apelit të posaçëm që...

Kërkoi pafajësinë, Gjykata e Posaçme e Apelit lë në fuqi vendimin për Jurgis Çyrbjen

Gjykata e Posaçme e Apelit la në fuqi vendimin...

Emërohet zëvendësinspektorja e Lartë e Drejtësisë

Inspektori i Lartë i Drejtësisë zhvilloi procedurën për përzgjedhjen...