13.5 C
Tirana

Qëlloi me armë punonjësin e një klubi, ekstradohet drejt Gjermanisë kosovari i kapur në Shqipëri

Më datë:

Po ekstradohet këtë të premte drejt Gjermanisë shtetasi kosovar, Shkëlqim Kastrati, i cili ndodhej në burg në Shqipëri.

Raportohet se Kastrati është nxjerrë nga burgu “302” dhe po transportohet drejt Aeroportit të Rinasit, me qëllim ekstradimin e tij drejt Gjermanisë.

Në fund të muajit dhjetor të 2020, Gjykata e Lartë vendosi për ekstradimin e kosovarit drejt Gjermanisë, për të kryer dënimin në këtë shtet për veprën penale të “Vrasjes me dashje” të mbetur në tentativë.

Shkëlqim Kastrati akuzohet se ka qëlluar me armë punonjësin e një klubi në Gjermani, dhe fill pas ngjarjes ka ardhur dhe është fshehur në Shqipëri, ku dhe është arrestuar.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Shiste lëndë narkotike në Shëngjin, kapet në flagrancë 26-vjeçari

Vijojnë kontrollet për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale...

Shorti/ Poloni-Shqipëri dhe Sllovaki-Kosovë, shmangim Italinë, ja me kë mund të ndeshemi në finalet e play off

Shqipëria dhe Kosova kanë mësuar kundërshtarët e tyre në...

Seanca paraprake ndaj Ervis Berberit, mbrojtja kërkon vlerësim të gjykatës për provat

Po mbahet seanca paraprake për ish-kreun e ARRSH, Ervis...

Këshilli Bashkiak kërkoi që Veliaj të merrte pjesë fizikisht në mbledhje, SPAK nuk pranon kërkesën

SPAK nuk ka miratuar kërkesën e Këshillit Bashkiak të...