Qëlloi dhjetëra herë me thikë familjen e tij, 17-vjeçari: Zgjodha…

Më datë:

Detaje të reja janë zbuluar nga vrasja makabre që tronditi këtë fundjavë Italinë, ku një 17-vjeçar vrau prindërit dhe vëllain e tij të vogël.

Ai ka deklaruar se goditjet ia ka dhënë në qafë, që ata të mos vuanin.

Mediat italiane raportojnë se 17-vjeçari ka goditur gjithsej 68 herë prindërit dhe vëllain e tij, menjëherë pas përfundimit të festës së ditëlindjes së babait të tij.

Pjesën më të madhe të goditjeve me thikë i ka marrë vëllai 12-vjeçar, e më pas nëna dhe babai.

Prokurorët besojnë se ishte një krim i paramenduar, duke argumentuar se Ricardo kishte planifikuar vrasjen e trefishtë.

“Ishte një ide që lindi në atë kohë, për të gjetur një zgjidhje për ankthin tim që nuk e kuptoja se nga vinte. Ndihesha i mbytur, doja të jetoja e lirë.

Ndihesha i vetmuar edhe mes të tjerëve. Nuk kam pasur dialog të vërtetë me askënd. Ishte sikur askush nuk më kuptonte”, deklaroi autori, sipas mediave italiane.

Siç thonë burimet e prokurorisë për mediat italiane, 17-vjeçari ishte i vetëdijshëm për seriozitetin e aktit të tij dhe se drejtësia do të bëjë atë që duhet.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Protesta kundër ndërtimeve në zonat e mbrojtura zhvendoset nga Ministria e Brendshme te Kryeministria

Është mbajtur sot protesta në Tiranë kundër ndërtimeve në...

Kuvendi i PD miraton rezolutë: 11 maji “farsë elektorale” dhe kërkesë për qeveri teknike

Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike ka miratuar një rezolutë,...

Gjykata e Lartë lë në fuqi arrestin për Mario Çelën dhe Sergej Hasanpapajn, rrëzon rekursin

Gjykata e Lartë ka refuzuar kërkesat për ndryshimin e...

Rama në Lezhë: PD “humbëse kronike” dhe akuza për shkelje të embargos ndaj Millosheviçit

Nga Lezha, kryeministri Edi Rama ironizoi kundërshtarët politikë, duke...