13.5 C
Tirana

Putin: Javën tjetër të nisë vaksinimi masiv kundër koronavirusit në Rusi

Më datë:

Presidenti rus, Vladimir Putin këtë të mërkurë ka kërkuar nga të gjithë zyrtarë kryesorë të shëndetësisë që të bëhedn gati dhe të nisin vaksinimin masiv për koronavirus në të gjithë vendin hjavën që vjen.

Rusia, e cila renditet e katërta në botë për nga numri i të infektuarve me koronavirus, ka nisur vaksinimin e shkallës së gjerë muajin e kaluar. Fondi sovran i pasurisë në këtë shtet, ka thënë se 1.5 milion rusë tashmë kanë marrë vaksinën ruse Sputnik V.

“Kërkoj të nisni vaksinimin për gjithë popullsinë javën e ardhshme”, ka thënë Putin.

Ndërkohë zëvendës-kryeministrja ruse, Tatiana Golikova ka thënë se autoritetet do të jenë të gatshme për të zgjeruar programin e vaksinimit nga e hëna. Rusia nuk ka aplikuar masë të izolimit të plotë gjatë valës së dytë të koronavirusit, e cila ka nisur në muajin shtator.

Zyrtarët rusë besojnë se kufizimet aktuale janë të mjaftueshme për të parandaluar përhapjen e virusit. Të mërkurën, Rusia ka raportuar për 22,850 raste të reja të infektimit me koronavirus.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Manja: Reforma në drejtësi, më e thella në 30 vitet e fundit me arritje të prekshme

Kryetari i Komisionit për Çështjen Ligjore dhe Administratën Publike,...

Panairi i mikpritjes në Dubai, Rama: Shqipëria ngjall interes me projektet spektakolare

Në Dubai është hapur pavijoni shqiptar i quajtur “Albanian...

“Shqipëria përballë Një Valë Krimesh: Historia e Tre Vrasjeve që Ndryshuan Ndjenjën e Sigurisë”

DURRËS Pjetër Kodheli, 69 vjeç, mbeti i vrarë këtë të...

Ankimimi për shkarkimin nga detyra, Kushtetuesja njofton Erion Veliajn për seancën e 31 tetorit

Gjykata Kushtetuese ka njoftuar zhvillimin e seancës plenare publike...