20.5 C
Tirana

Punonjësit e Bankers Petroleum Albania dhurojnë gjak për fëmijët talasemikë, Drejtori Fang: Do vazhdojmë të kontribuojmë për komunitetin

Më datë:

Dhjetëra punonjës të kompanisë Bankers Petroleum Albania kanë dhuruar sot gjak në ndihmë të fëmijëve që vuajnë nga sëmundja e talasemisë. Kompania i është përgjigjur thirrjes së Kryqit të Kuq Shqiptar për të dhuruar vullnetarisht gjak, një akt i rëndësishëm që shpëton jetë.

Drejtori i Përgjithshëm i Bankers, z.Qing Fang, së bashku me Nëndrejtorin për Zhvillimin e Kërkimit të Naftës, z.Luntao Chen dhe një grup drejtuesish dhe punonjësish të tjerë të kompanisë kanë dhuruar gjak në ndihmë të fëmijëve talasemikë.

“Talasemia është një sëmundje që i shoqëron njerëzit e prekur prej saj përgjatë gjithë jetës dhe kërkon transfuzion të vazhdueshëm gjaku. Ne jemi kompani me sensibilitet të lartë për sa i përket përgjegjësisë sociale.

Ne e kemi mbështetur këtë iniciativë të Kryqit të Kuq sepse mund të përmirësojmë jetën e të sëmurëve me talasami.
U jam shumë mirënjohës punonjësve tanë që kanë dhuruar gjak sot. Ne do të vazhdojmë të kontribuojmë në nisma që ndihmojnë dhe mbështesin komunitetin”, tha ai.

Sipas mjekut transfuziolog Endrit Susaj, në Shqipëri nevojiten mbi 80 njësi gjaku dhe numërohen mbi 600 pacientë me talasemi, të cilët e kanë të nevojshme të kryejnë transfuzion çdo tre javë.

Një numër i madh prej këtyre pacientëve janë fëmijë të moshave të ndryshme.

Përgjegjësi i bankës së gjakut në Lushnje, doktor Susaj, falënderoi të gjithë punonjësit e kompanisë Bankers Petroleum Albania që iu bashkuan kësaj nisme kaq të rëndësishme dhe bëri thirrje që sa më shumë qytetarë të kontribuojnë vullnetarisht për të shpëtuar jetën e fëmijëve talasemikë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Pas avokates së saj, zv.kryeministrja Belinda Balluku paraqitet në SPAK

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku është paraqitur në ambientet e Prokurorisë...

Reforma e re për Administratën Publike, zbardhet projektligji “Për Nëpunësin Civil”, ndryshimet që parashikohen

Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea...