5.5 C
Tirana

Punonjësi i burgut shiste drogë të dënuarve, kamuflim si ambulant

Më datë:

Prokuroria e Elbasanit ka kërkuar arrest me burg për tre personat që në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë futur lëndë narkotike në burgun e Elbasanit.

Të arrestuarit janë Ndricim Kroi, punonjës policie në IEVP Elbasan, Esmeralda Komici, familjare e një të paraburgosuri dhe Gerald Stamolla, i paraburgosur në IEVP Elbasan.

Sipas të dhënave hetimore, personat e përfshirë dyshohet se kanë bashkëpunuar për të futur lëndë narkotike në ambientet e burgut, duke shfrytëzuar pozicionin dhe lidhjet e tyre, në shkelje të rëndë të ligjit dhe rregullave të sigurisë penitenciare.

Sipas prokurorisë, për të kamufluar aktivitetin e tij të kundraligjshëm, punonjësi i burgut gjatë orëve që nuk është në punë është shitës ambulant në qytetin e Elbasanit dhe shet telefona të përdorur dhe sende të tjera me vlerë. Në vendin ku shet, merr porosi nga të afërmit e të paraburgosurve dhe jua sjell në IEVP Elbasanit. Në vijim të verifikimeve të kryera është marrë dhe administruar e dhëna se ai furnizon me lëndë narkotike të paraburgosurit në IEVP Elbasan. Më pas shitja dhe shpërndarja e lëndës narkotike bëhet në regjimin e brendshëm nga të paraburgosurit.

“Nga Prokuroria u mor dhe administrua informaconi se shtetasi N.K këtë veprimtari të kundraligjshme në futjen e lëndës narkotike në regjimin e brendshëm e bën gjatë marrjes së shërbimit turni i tretë dhe ditën e shtunë dhe të diel ku në institucion nuk ka personel të administratës.

Nga hetimet dhe përgjimet e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Elbasan, përfshirë përgjime telefonike dhe ambientale, vëzhgime, dokumentim filmik, veprime simuluese dhe akte ekspertimi, rezultoi se në kryerjen e këtij aktiviteti ai bashkëpunon me shtetasen E.M. e cila e paguan për të futur lëndë narkotike në burg. Shumat variojnë 100-200 mijë lekë të vjetra. Kjo shtetase tregon se si i dashuri i saj, i identifikuar si G.S., shet lëndë narkotike në IEVP Elbasan me çmime të ndryshme.

Nisur nga rrethanat që parashtruam me sipër organi procedues vlerëson se në ngarkim të personave nën hetim N.K., E.K., dhe G.S., ekziston dyshim i arsyeshëm dhe i bazuar në prova se kanë kryer veprat penale të “Prodhim dhe shitja e narkotikëve” dhe  “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burg”  parashikuar nga neni 283/2 dhe 324/a/2 i Kodit Penal.

Masat e sigurimit u ekzekutuan nga shërbimet e policisë gjyqësore të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve më datë 22.1.2026.”-njofton prokuroria.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

SPAK nën hetim: Dy të rinj dhe pasuritë e tyre pas vjedhjes masive prej 15 mln euro

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar...

Qofte Speciale pa Mish

Kuzhina shqiptare është fantastike në larminë e gatimeve të...

Arkeologët hapin një varr 2,600-vjeçar në Itali, habiten nga ajo që zbulojnë

Një zbulim i rrallë arkeologjik në Itali ka nxjerrë...

Claude i Anthropic ngjitet në krye të App Store në SHBA

Chatboti i Anthropic, Claude, duket se ka përfituar nga...