Pas aksidentit tragjik të ndodhur ditën e djeshme, më 16 tetor, në një objekt ndërtimi në zonën e Kunes, Shëngjin, policia ka shpallur në kërkim drejtuesin teknik të punimeve.
Punëtori me inicialet A. Z., 36 vjeç, nga fshati Pllanë, Lezhë, humbi jetën gjatë punës.
Në përfundim të hetimeve paraprake, policia thotë se ka shpallur në kërkim shtetasin me iniciale S. T., 52 vjeç, banues në Lezhë, me detyrë drejtues teknik në firmën ndërtuese. Ai akuzohet për veprat penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” dhe “Punësimi i paligjshëm”, pasi dyshohet se aksidenti ndodhi gjatë kryerjes së punimeve në objektin ku ai mbikëqyrte.
Hetimet për ngjarjen vijojnë.