14.5 C
Tirana

Publikohen emailet/ Djali i Joe Biden u punësua nga një manjat rumun për t’i përmbysur dënimin për ryshfet

Më datë:

Hunter Biden, djali i presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Joe Biden dhe një ish drejtor i FBI-së ishin punësuar nga një manjat rumun, për të përmbysur dënimin për ryshfet në sajë të lidhjeve me qeverinë.

Hunter Biden dhe ish drejtori i FBI-së do përfaqësonin në takime me zyrtarë të lartë të SHBA-së, manjatin rumun të pasurive të patundshme Gabriel Popoviciu, i cili u dënua në vendin e tij në vitin 2016 për dhënie ryshfeti një zyrtari të një universiteti për të blerë 550 hektarë tokë në pronësi të qeverisë për një çmim të reduktuar në mënyrë drastike.

Punësimin e Hunter Biden nga Gabriel Popoviciu e tregojnë emailet në laptopin e djalit të Joe Biden, që në atë kohe ishte zv-president.
Popoviciu punësoi Hunter si pjesë e një fushate ndikimi për të bindur prokurorët anti-korrupsion të hiqnin dorë nga çështja që po hetonin. Punësimi u zbulua në 2019, por Daily Mail ka arritur të zbulojë fushatën e gjerë propagandistike dhe bindëse të planifikuar nga Hunter për kriminelin rumun.

Email-et në laptopin e braktisur të Hunter zbulojnë se si djali i Joe Biden dhe kolegët e tij përdorën lidhjet e tyre të qeverisë amerikane dhe komplotuan një fushatë propagandistike për manjatit rumun.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Roboti Neo që bën punët e shtëpisë, në treg për 20 mijë dollarë

Shpikja më e madhe e shekullit të 21-të është...

Më 5 nëntor, seanca e parë e konsultimit për Kodin e Ri Penal

Në seancën plenare të Kuvendit, Ministri i Drejtësisë, Besfort...

Burgoset 32-vjeçari që aksidentoi për vdekje adoleshentin

Gjykata vendosi masën e sigurisë “arrest me burg” për...

Bogdani i ankohet Peleshit. Kryeparlamentari: Këtë problem kemi gjithë kohës

Teksa në foltore raportonte kryetarja e Këshillit të Lartë...