Ka nga ata që sigurohen të heqin këpucët para se të hyjnë në shtëpi, duke veshur pantoflat e tyre. Ndërsa ka nga ata që as nuk i heqin, duke vazhduar t’i veshin në shtëpi, deri në kohën kur të shtrihen. Nëse jeni në kategorinë e dytë, ka disa arsye për ta hequr këtë zakon.
Zbulojeni ato:
Transporti bakterial
Dyshemeja dhe qilimat në punë kanë mijëra baktere. Studiuesit në Universitetin e Arizonës kanë vlerësuar se shumica e këpucëve përmbajnë, mesatarisht, rreth 421,000 baktere. Hulumtimet kanë treguar se shumë këpucë kanë edhe bakterin E.coli i cili është “magnetizuar” në këpucë pas vizitës tuaj në tualetet publike.
Shkatërrimi i dyshemeve
Kjo kryesisht ka të bëjë me dyshemetë prej druri. Sa më shpesh të ndoten, aq më shpesh duhet t’i pastroni, diçka që në dyshemetë prej druri nuk e bën shumë mirë. Sigurisht që nuk është vetëm papastërtia që shkatërron dyshemetë por edhe këpucët me thembra.
Nuk ndihmon shëndetin tuaj
Shkencëtarët theksojnë se është mirë që këmbët tuaja të ecin zbathur ose me çorape brenda shtëpisë. Muskujt në shputat e këmbëve bëhen më të fortë dhe kështu është më e vështirë t’i lëndosh ato.