20.5 C
Tirana

Pse Nuk Duhet Të Përdorni Letrën E Aluminit Për Ruajtjen E Ushqimeve

Më datë:

Ashtu si ne kemi nevojë për ajër për të marrë frymë, bakteret kanë gjithashtu nevojë për ajër që të lulëzojnë.

Disa baktere si Stafilokoku dhe Bacillus cereus, prodhojnë toksina që nuk shkatërrohen as nga temperaturat e larta gjatë gatimit.

Kur një vakt i nxehtë lihet jashtë në temperaturën e dhomës për më shumë se dy orë, bakteret shtohen me shpejtësi.

Përdorimi i letrës së aluminit paraqet të njëjtin rrezik pasi ajo nuk e izolon plotësisht ushqimin nga ajri.

Si duhet t’i ruani ushqimet në mënyrën e duhur?

AgroWeb.org ju këshillon t’i ruani ushqimet në enë të mbyllura për të shpejtuar procesin e ftohjes dhe për të mbajtur larg bakteret.

Të ruani të sigurta ushqimet e mbetura do të thotë t’i paktetoni ato në mënyrë hermetike.

Mundohuni ta vendosni ushqimin në frigorifer brenda dy orësh, përpara se bakteret të shtohen.

Ndër produktet më të rezikuara nga bakteret janë qumështi dhe mishi, prandaj përdorimi i enëve që mundësojnë izolimin hermetik të tyre janë zgjidhja më e mirë që mund të bëni.

Zgjedhja e enëve të ripërdorshme të bëra nga qelqi, silikoni i cilësisë së lartë dhe plastika mund t’ju kursejnë jo vetëm para por ato ruajnë më së miri ushqimet tuaja.

Gjithashtu edhe kapakët prej silikoni, me të cilat mund të mbuloni tasë ose enë të ndryshme janë një investim i zgjuar.

Kështu ju nuk keni nevojë të blini tasa të rinj dhe të shpenzoni më tepër para.

Një tjetër mënyrë e mirë për të ruajtur ushqimin por edhe për të zënë sa më pak hapësirë në frigorifer ose në çantën tuaj janë edhe tasat që kanë ndarje.

Ky model do t’ju lejojë të fusni disa lloje ushqimesh dhe t’i trasportoni lehtësisht në punë ose në pikniqet që organizoni me famijen apo miqtë tuaj.

Këto janë disa nga mënyrat e thjeshta dhe të lehta që do t’ju ndihmojnë të ruani në mënyrën e duhur ushqimet.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

BE-së miraton objektivin klimatik 2040 me 90% ulje emetimesh

Vendet e Bashkimit Evropian ranë dakord të reduktojnë emetimet...

Kurti publikon kërkesën për lirimin e ish-krerëve të UÇK-së: Puna që nuk shihet, nuk dihet…

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albin Kurti, ka reaguar...

Refuzohet mocioni për Ballukun: Bardhi sulmon Ramën për mungesë përgjegjësie

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka...

Mamdani fiton zgjedhjet, kryebashkiaku i parë mysliman i New York-ut

Zohran Mamdani ka fituar zgjedhjet për kryebashkiak të New...