7.5 C
Tirana

Provoni kurën me vaj ulliri

Më datë:

Përfitimet shëndetësore që marrim nga vaji i ullirit janë të panumërta. Një prej përfitimeve që vijnë nga përdorimi i vajit të ullirit është eliminimi i gërhitjes. Gërhitja është një problem që prek shumë njerëz në mbarë botën. Zhurma e bezdisshme e gërhitjeve gjatë natës, prish gjumin e çdo personi me të cilin ndan dhomën.

Gërhitja ndodh gjatë thithjes së ajrit nga rrugët e frymëmarrjes. Zakonisht gërhitja konsiderohet si çrregullim i gjumit .   Në botë gjenden produkte të pafundme kundër gërhitjes, por shumica prej tyre nuk kanë rezultuar efikase.

Ndonëse nuk ka një kurë mrekulli-bërëse kundër gërhitjes, duhet pranuar që disa ndryshime në stilin e jetesës dhe receta tradicionale e natyrale mund të ndihmojnë në mbajtjen nën kontroll të saj.

Si Të Përdorni Vajin E Ullirit Kundër Gërhitjes Dhe Shumë Problemeve Të Tjera
Merrni një lugë gjelle me vaj ulliri dhe pijeni çdo natë përpara se të bini për të fjetur. Vaji i ullirit lubrifikon fytin dhe zbut gërhitjen. Vajin e ullirit mund ta pini çdo ditë edhe për të ulur nivelin e kolesterolit të keq dhe për të mirëmbajtur nivelin e tensionit të gjakut.

Konsumoni rregullisht vaj ulliri për të ulur rrezikun e qelizave tumorale. Vaji i ullirit është i pasur me vitaminat A dhe E. Këto vitamina eliminojnë rrudhat e lëkurës, e zbusin dhe e mbajnë atë të lëmuar. Ekspertët konfirmojnë se aplikimi i disa pikave të vajit të ullirit mbi lëkurë mund ta mbrojë atë nga dëmtimet e shkaktuara prej ekspozimit të diellit.

Rekomandime Të Tjera Për Gërhitjen
Rënia në peshë rekomandohet për të gjithë njerëzit që gërhasin. Aktiviteti fizik gjithashtu ndihmon për të ndaluar këtë problem. Tonifikimi i muskujve dhe atyre të qafës mund të pakësojë gërhitjen.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Bahamas njeh Kosovën

Shteti i Kosovës njihet tashmë zyrtarisht edhe nga Bahamas. Presidentja...

Paga minimale 50 mijë lekë, fonde rindërtimi dhe emërime

Këtë të premte, më 19 dhjetor, Qeveria ka miratuar...

USB e SPAK, 10 mijë faqe me prova për Ballukun, avokati i zv.kryeministres: Duam tre javë kohë

Po mbahet me dyer të mbyllura mbledhja e Këshillit...

Gjermania miraton ligjin historik për shërbimin ushtarak

 Ligji i ri gjerman për shërbimin ushtarak do të...