Provimi i Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë, maturantët protestë para Ministrisë së Arsimit

Ashtu siç ishte parashikuar, në orën 11:00 ka nisur përpara Ministrisë së Arsimit protesta sa i takon provimit të djeshëm të Maturës Shtetërore, atë të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë.

Në postime të shumta që qarkulluan përgjatë ditës së djeshme në rrjetet sociale, maturantët shprehën pakënaqësitë e tyre rreth tezës së formuluar, të cilën e cilësuan të vështirë dhe me pyetje që gjendeshin jashtë programit.

Në protestë, maturantët kërkojnë mundësi për rivlerësimin e provimit, uljen e katofit (skemës së pikëve) të vlerësimit dhe mosvlerësim të pyetjeve jashtë programit.

Me pankarta në duar, djem dhe vajza kanë bllokuar rrugën përpara Ministrisë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi