5.5 C
Tirana

Protestë përpara Kryeministrisë, kërkohet rritja e pensioneve

Më datë:

Dhjetëra pensionistë protestuan sot përpara godinës së Kryeministrisë për pensionet e ulëta.

Në protestën e tyre, pensionistët u mbështetën edhe nga përfaqësues të shoqërisë civile.

Pensionistët kërkuan rritje të pensioneve dhe miratimin e minimumit jetik.

“Dua rritje pensioni. Të ketë një politikë sociale, të jetë me nivele”, tha një pensionist.

Një tjetër pensionist u shpreh se “më shkojnë 70 mijë lekë ilaçe, kërkoj pension 400 mijë lekë, nën këtë pension s’duhet të ketë”.

Një pensionist 82-vjeçar u shpreh se “kam hyrë në punë 14 vjeç e gjysmë.

Kam 38 vite punë në shtet.

Kam marrë titullin mjeshtër dhe pensionin e kam 180 mijë lekë.

S’kam lënë vepër pa punuar.

I kam pasur duart e arta. Nuk po marrim vesh gjë për skemën e re të pensioneve”.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

SPAK nën hetim: Dy të rinj dhe pasuritë e tyre pas vjedhjes masive prej 15 mln euro

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar...

Qofte Speciale pa Mish

Kuzhina shqiptare është fantastike në larminë e gatimeve të...

Arkeologët hapin një varr 2,600-vjeçar në Itali, habiten nga ajo që zbulojnë

Një zbulim i rrallë arkeologjik në Itali ka nxjerrë...

Claude i Anthropic ngjitet në krye të App Store në SHBA

Chatboti i Anthropic, Claude, duket se ka përfituar nga...