Protesta para Bashkisë, Teliti: Policë zorraxhinj, nuk e shuani dot zjarrin e protestës

Më datë:

Dorian Teliti, nënkryetari demokrat i këshillit bashkiak të Tiranës, nga protesta që po zhvillohet para Bashkisë, tha se qytetarët do e fitojnë betejën e tyre, pasi kjo është e drejta e tyre.

Teliti tha se qytetarët nuk do të tërhiqen deri në fund, derisa ata hajdutët që janë në Bashkinë e Tiranës, të shkojnë atje ku e meritojnë si hajdutë

Një mesazh Teliti e ka pasur edhe për Policinë e Shtetit.

“Këtu janë qytetarët e vjedhur, janë qytetarët e shtypur, në atë godinë janë hajdutët. Mos guxoni ju policë zorraxhinj, që nxirrni zorrat për të shuar zjarrin e protestës, se nuk e shuani dot.

Jemi këtu kundër abuzimit, kundër vjedhjeve. Ju që merrni urdhëra të paligjshëm mos i zbatoni ato, mos u bëni shkelës të ligjit, mos u bëni bashkëfajtorë”, tha Teliti.

Në vijim ai theksoi se qytetarët ashtu sikundër kanë qëndruar, do të qëndrojnë në protesta, pasi ndjehen të vjedhur, të grabitur dhe ata nuk po protestojnë vetëm për veten e tyre, por edhe për policët që përdoren sot nga ata që janë banda e hajdutëve.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Aksident me fëmijë në Durrës, ndalohet shoferi 57-vjeçar

Një aksident tragjik është shënuar mesditën e sotme në...

Bordi i Transparencës: Nafta të shitet jo më shumë se 206 lekë për litër

Bordi i Transparencës në datë 2 Maj 2026, në...

“Sali kolltuku”/ Salianji i përgjigjet Berishës: Ti bën para nga regjimi i Ramës

Gara për kryetarin e Partisë Demokratike ka bërë që...

Deklarohen ‘pasuri kulturore e paluajtshme’ Parku arkeologjik Bylis dhe Klos dhe e Orikumit

Këshilli i Ministrave, i mbledhur këtë të premte, 17...