21.5 C
Tirana

Protesta e UÇK-së, Berisha: S’ka pasur urdhër për të marrë pjesë ose jo

Më datë:

Deputeti i PD-së Bujar Leskaj mori pjesë në protestën për mbështetjen e krerëve të UÇK-së.  Mediat bënë me dije se Leskaj ka shkelur urdhrin e PD-së.

Mirëpo, Berisha në konferencën për mediat tha se nuk ka pasur urdhër nga Partia Demokratike për të marrë pjesë apo jo në protestë.

“Së pari, në lidhje me deklaratën e Bujar Leskajt, dua të theksoj se nuk ka pasur urdhër për të marrë pjesë apo për të mos marrë pjesë në protestën e Organizatës së UÇK-së”, deklaroi Berisha.

Berisha theksoi se ka shprehur konsideratat e tij ndaj kësaj kauze. “Unë mbështes luftën e drejtë të udhëheqësve dhe luftëtarëve të UÇK-së dhe kam shprehur konsideratat e mia për këtë.”

Berisha dënoi ashpër manipulimin që sipas tij po i bëhet kësaj kauze nga kryeministri aktual Edi Rama. “Dënoj manipulimin e tmerrshëm me këtë kauzë të Edi Ramës dhe kujtdo tjetër”, tha ai.

Ai kritikoi qeverinë, që hodhi poshtë rezolutën për gjenocidin serb, duke cilësuar anëtarët e maxhorancës si antishqiptarë të betuar. “Të hedhësh poshtë rezolutën për gjenocidin serb tregon se je antishqiptar i betuar, një argat mjeran i nacionalizmit serb”, theksoi Berisha.

Sipas tij, shqiptarët kanë përjetuar dhunë barbare nga serbët dhe kjo është një fakt i njohur historikisht. “Shqiptarët kanë përjetuar dhunë barbare nga serbët. Trocky shkruante se Vardari ishte mbushur plot me trupa shqiptarësh pas betejës së Kumanovës”, kujtoi Berisha.

Ai përfundoi duke theksuar se gjenocidi ndaj shqiptarëve ka vazhduar gjatë gjithë historisë, përfshirë edhe periudhat më moderne.

“Gjenocidi ndaj shqiptarëve është kryer gjatë gjithë kohës, deri tek ato moderne”, përfundoi Berisha

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Policia e Shtetit: E-mail-e të rreme me emrin e Prodës, qytetarët të mos bien pre e mashtrimeve

Policia e Shtetit doli sot në një njoftim zyrtar,...

Spahia: Të drejtat e njeriut dhe liritë themelore vazhdojnë të paraqesin probleme

Kryetari i Komisionit për Shëndetësinë dhe Mirëqenien Sociale, Bardh...

Shehu: 159 auditime, 4378 rekomandime dhe 13 kallëzime penale nga KLSH në vitin 2024

Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH), Arben...

Bardhi: Pa luftuar korrupsionin, nuk mund të ketë integrim në BE

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi...