8.5 C
Tirana

Prostitucion në një apartament në Durrës/ Arrestohen dy kolumbianet, e pësojnë dhe 6 shqiptarë

Më datë:

Policia e Durrësit ka finalizuar sot më 15 dhjetor 2025 një tjetër fazë të operacionit të koduar “STORM”, duke goditur veprimtarinë kriminale të prostitucionit në zonën e Vollgës. Siç bëhet e ditur nga njoftimi i Policisë së Durrësit, gjatë fazës së 12-të të këtij operacioni, u arrestuan në flagrancë dy shtetase kolumbiane që shfrytëzonin një apartament për prostitucion.

“Gjatë fazës së 12-të, vihen në pranga dy shtetase kolumbiane, të cilat u kapën në zonën e Vollgës, Durrës”, thuhet në njoftimin e policisë. Sipas uniformave blu, dy të arrestuarat kishin marrë një apartament me qira në lagjen nr. 1, rruga “Taulantia” dhe e shfrytëzonin atë për veprimtari prostitucioni.

Po sipas njoftimit, u proceduan penalisht edhe 6 shtetas shqiptarë për prostitucion. Bëhet fjalë për persona nga Durrësi, Shijaku dhe Kavaja, të cilët u hetuan në gjendje të lirë.

Policia thekson se operacioni u realizua nga struktura e DVP Durrës, Seksioni për Hetimin e Trafiqeve së bashku me Forcën e Posaçme Operacionale, duke përdorur “metoda speciale të hetimit për një periudhë disa javore” për veprat penale “Prostitucioni” dhe “Përshtatja e ambienteve për prostitucion”.

Si rezultat i operacionit, u arrestuan shtetaset J. C., 23 vjeçe, dhe M. A., 25 vjeçe, të lindura në Kolumbi. Në cilësinë e provës materiale, policia sekuestruar dy pasaporta të shtetaseve të huaja, shuma parash në euro dhe lekë, si dhe 10 formularë dërgesash monetare me vlerë totale 15 093 euro, të cilat u ishin transferuar familjarëve në Kolumbi brenda një periudhe 20-ditore.

“Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme të realizuara nga strukturat e DVP Durrës, u finalizua faza e 12-të e operacionit policor të koduar ‘Storm’,” thekson njoftimi. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Autoritetet policore vijojnë hetimet për të dokumentuar të gjithë rrjetin e përfshirë në këtë aktivitet kriminal dhe për të parandaluar shfrytëzimin e ambienteve të tjera për prostitucion.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha vlerëson rolin historik të Kavajës në lindjen e pluralizmit

Në foltoren e mbajtur këtë të enjte në kavajë,...

Fermerët protesta të dhunshme në Bruksel

Qindra fermerë nga vende të ndryshme të Europës marshuan...

Vrasja e Pjerin Xhuvanit, lirohet nga burgu Arbër Paplekaj

Gjykata e Durrësit ka vendosur sot më 18 dhjetor...