14.5 C
Tirana

Prokuroria kërkon 25 vite burg për Byniamin Hajro

Më datë:

Prokuroria e Beratit ka kërkuar dënimin me 25 vite burg për Byniamin Hajron, i akuzuar për vrasje me paramendim në vitin 1997 ndaj dy personave, E.P. dhe A.A.

Organi i akuzës thotë se ka prova të mjaftueshme se i pandehuri Byniamin Hajro ka kryer veprën penale për të cilën është akuzuar.

Nga hetimet e Prokurorisë së Beratit rezultoi se Hajro në bashkëpunim me persona të tjerë të paidentifikuar, pasi i kanë rrëmbyer viktimat, i kanë futur në një garazhd dhe i kanë tortuar duke i goditur me mjete të forta, me armë zjarri dhe duke i djegur ata të gjallë, duke iu shkaktuar kështu vdekjen.

Pas torturave, autorët i kanë tërhequr zvarrë trupat e viktimave me makinë në qytet.

Për këtë arsye, akuza kërkon dënimin e tij me 25 vite burg.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

“Metamorfoza”| Dënohet me 8 vite e 8 muaj burg Behar Bajri, lirohen dy ish-zyrtarët

Gjykata e Posaçme AntiKorrupsion (GJKKO) ka dhënë sot, 18...

Bie “Cloudflare”, shumë website ndalojnë së funksionuari

Miliona përdorues të internetit në mbarë botën po hasin...

“Berisha: ‘Foltorja’ nuk ishte protestë kombëtare, por… pjesëmarrja ishte më e ulët se pritshmëritë”

Kryetari i PD-së, Sali Berisha komentoi protestën e djeshme...