Prokuroria e Tiranës sekuestron pasuritë e pajustifikuara të një personi

Më datë:

Prokuroria pranë Gjykatës të Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë sekuestroi një apartament dhe dy makina të shtetasit me inicialet A.GJ, si person i lidhur me shtetasin I.GJ, i cili është subjekt i hetimit pasuror në bazë të ligjit ‘Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar’.

Sipas njoftimit, nga hetimet e kryera në kuadër të procedimit pasuror ka dyshime se pasuria e vënë prej tij ose familjarëve të tij nuk përputhet me të ardhurat e ligjshme.

Në njoftimin e Prokurorisë së Tiranës cilësohet se “ky shtetas, në bashkëpunim me persona të tjerë rekrutonin vajza për prostitucion në drejtim të Italisë dhe pas kryerjes së veprimeve hetimore, në vitin 2015, Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, Tiranë, caktoi masën e sigurimit “Arrest në burg””.

Sipas Prokurorisë, nga hetimet e shtrira tek personat e lidhur me të, rezultoi se i ati i tij, shtetasi A.Gj., me balancë negative në banka, nuk justifikon me të ardhurat blerjen e një apartamenti dhe dy makinave në pronësi të tij. Këto pasuri të paluajtshme, dyshohet se janë fituar nga personi i lidhur A.Gj., si rezultat i përfshirjes së djalit të tij të dënuar I.Gj. nga aktiviteti kriminal në “Trafikimin e personave të rritur”.

Për sa më sipër, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, kërkoi sekuestrimin e pasurive në emër të shtetasit A.Gj si më poshtë:

  1. Pasuri e paluajtshme, apartament nr. 3 me sip 117,78 m2, Pallatet “SANDY” Sh.P.K, Tiranë;
  2. Pasuri e luajtshme, automjet tip “Renault Scenic”; dhe
  3. Pasuri e luajtshme, automjet tip “Lancia Musa”.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Kontrolle në burgun e Shkodrës, gjenden celularë të fshehur në ambiente të brendshme

Janë zhvilluar kontrolle në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve...

Ministri grek, Nikos Dendias mbërrin në Tiranë. Takon kryeministrin Rama

Ministri i Mbrojtjes së Greqisë, Nikos Dendias, pritet të...

Trigona të vogla me bajame – Recetë e ëmbël

Bajamet janë ndër arrorët më të përdorur në ëmbëlsira...

Komisioni i Jashtëm, seanca dëgjimore me kandidatë për ambasadorë

Komisioni për Evropën dhe Punët e Jashtme zhvilloi sot...