14.5 C
Tirana

Prokuroria e Tiranës çon për gjykim shtetasen shqiptare dhe tre të huajt

Më datë:

  • Krijuan në Shqipëri kompani për të pastruar paratë e fituara në mënyrë të paligjshme në Spanjë, Prokuroria e Tiranës përfundon hetimet dhe ngre akuza për 1 shtetase shqiptare dhe tre të huaj

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë përfundoi hetimet për shtetasen Jozefina Gjoni, dhe shtetasit e huaj Saverio Ciampi, Claudio Cuchi, dhe Manrico Erriu, nën akuzë për veprën penale të ‘Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale’ e kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 287, paragrafi i dytë i Kodit Penal

Nga hetimet e kryera mbi procedimin penal nr.1950, të vitit 2021, rezultoi se personat në fjalë janë nën hetim edhe nga autoritetet Spanjolle për krime ekonomike nëpërmjet kompanive të ndryshme në Tenerife, Spanjë.

Referuar aktit të ekspertimit kontabël, kryer në dobi të hetimit, u provua përtej çdo dyshimi të arsyeshëm se të gjithë të pandehurit kanë bashkëpunuar mes tyre duke krijuar shoqëri në Shqipëri, për pastrimin e parave të fituara në mënyrë të paligjshme në Spanjë, apo edhe në vende të tjera si Italia apo Zvicra, duke qenë se nga akti i ekspertimit rezultoi se janë kryer transaksione financiare midis shoqërive që kanë të njëjtin emër shqiptare apo të huaja.

Nga hetimi rezultoi se nëpërmjet krijimit të shoqërive tregtare si dhe nëpërmjet qarkullimit të parave në bankë, këto shtetas kanë tentuar të pastrojnë produktin e veprës penale, duke e simuluar veprimtarinë e kryer prej tyre si të ligjshme. U provua se shoqëritë në Shqipëri, të cilat kanë shërbyer për të pandehurit për të kryer veprën penale të parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal, janë krijuar pasi më parë këto shtetas kanë krijuar shoqëri të tjera në Spanjë, për të cilat janë në hetim për kryerjen e veprës penale të “Mashtrimit”. Ky fakt provohet jo vetëm nga datat e themelimit të shoqërive në Shqipëri, por edhe mbi faktin se disa prej shoqërive të krijuara në Shqipëri, janë shoqëri bija të atyre të huaja dhe mbajnë të njëjtin emër.

Të pandehurit me dashje kanë krijuar shoqëri në Shqipëri, duke investuar paratë e përfituara në mënyrë të paligjshme në Spanjë duke nxjerrë edhe përfitime nga veprimi i paligjshëm i bërë prej tyre.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Nga protesta në Tiranë: Djali i Hashim Thaçit shpreh mirënjohje për mbështetjen ndaj UÇK-së

I pranishëm në protestën që po zhvillohet në ‘Sheshin...

Ruzhdi Keçi nga Tirana: Akuzat ndaj liderëve të UÇK-së janë padrejtësi historike

Ish-prefekti i Tiranës Ruzhdi Keçi në fjalën e mbajtur...

Mesazhi i Alfred Moisiut nga protesta: Lirinë e Kosovës e fituam me sakrificë

Qindra qytetarë nga trevat shqiptare u mblodhën sot në...

Ish-komandanti i UÇK: Gjykata Speciale ka humbur besimin tek shqiptarët

Ish-komandanti i UÇK, Hysni Gucati, deklaroi se Gjykata Speciale...