Prokuroria e Posaçme i kërkoi rikthimin në burg, Jorgo Goro vetëdorëzohet në polici

Më datë:

Ish-kryebashkiaku i Himarës, Jorgo Goro, është rikthyer në qeli pas një vendimi të formës së prerë nga Apeli i Posaçëm i GJKKO-së.

Ai është paraqitur pasditen  e djeshme në Komisariatin e Vlorës, ku është bërë edhe ekzekutimi i masës “arrest me burg”.

Vendimi i Apelit konfirmoi dënimin me 2 vite burg, i cili, për shkak të gjykimit të shkurtuar, është reduktuar në 1 vit e 4 muaj heqje lirie.

Sipas përllogaritjeve të bëra nga SPAK, duke marrë në konsideratë kohën e kaluar në paraburgim, Goros i mbeten për të vuajtur edhe 6 muaj e 10 ditë.

Çështja për të cilën ai është dënuar lidhet me tjetërsimin e një prone në zonën e Livadhës. Për këtë rast, ai ishte shpallur fajtor edhe në shkallë të parë nga Gjykata e Posaçme më 30 korrik 2025.

Ndërkohë, më herët, Goro kishte vuajtur 17 muaj burg nga një tjetër dënim prej 2 vite e 20 ditësh, që lidhej me tjetërsimin e një sipërfaqeje prej 10 mijë metrash katrorë tokë në zonën e Gjilekës, në Himarë. Edhe në atë rast ai përfitoi ulje dënimi për shkak të procedurës së gjykimit të shkurtuar, duke u liruar më herët.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

SPAK e shpalli në kërkim, pranga Ergys Agasit

I shumëkërkuari i drejtësisë, Ergys Agasi është arrestuar nga...

Rritet me 5,1% prodhimi i energjisë elektrike

Prodhimi i energjisë elektrike në vend u rrit me...

Qeveria e Malit të Zi ul akcizat, nafta shitet me 1.87 euro për litër

Qeveria e Malit të Zi ka vendosur një tjetër...

Gjashtë punonjës të aeroportit të Frankfurtit preken nga malaria, një viktimë

Gjashtë punonjës në aeroportin e Frankfurtit, rezultuan të infektuar...