8.5 C
Tirana

Prokurori i Specializuar paralajmëroi ngritjen e procedurave për krime në Kosovë

Më datë:

Prokurori i Specializuar i Gjykatës Speciale për Kosovën ka bërë të ditur se do të ngrit procedurë dhe kërkoi caktimin e gjykatësit (AA).

Prokurori i Specializuar ka njoftuar kryetaren e Dhomave të Specalizuara të Kosovës për qëllimin e ngritjes së procedurës para Dhomave të Specializuara dhe ka kërkuar, në pajtim me ligjin, që të caktojë gjykatës të proceduës paraprake, thuhet në një njoftim nga Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Më tej shtohet se në pajtim me ligjin dhe rregulloren për caktimin e gjykatësve të Dhomave të Specializuara nga regjistri i Gjykatësve Ndërkombëtarë, kryetarja ka caktuar gjykatës për procedurë paraprake që t’i shqyrtojë aktakuzat e dorëzuara nga Prokurori i Specializuar.

Përmbajtja e aktakuzës mbetet konfidenciale, derisa nuk konfirmon gjykatësi për procedurën paraprake, thuhet në njoftimin.

Prokuroria e Specializuar gjatë vitit të kaluar dhe këtij viti ka intervistuar rreth 300 ish-pjestarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në mesin e të cilëve janë edhe disa nga komandantët më të lartë të UÇK-së.

Dhomat e Specializuara merren me vepra të rënda penale që pretendohet se kanë ndodhur në Kosovë gjatë luftës dhe menjëherë pas luftës në Kosovës, ndërsa sipas Rezolutës së Këshillit të Evropës nga viti 2011.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Beqaj kundër vendimit të Kushtetueses: Shfuqizimi i “arrestit me burg” është i paefektshëm

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj ka reaguar publikisht pas...

Mashtruan qytetarët me premtime për apartamente, arrestohet çifti në Tiranë

Iu merrnin shuma të mëdhaja parash, qytetarëve, duke i...

Spiropali: Viti 2026, vendimtar për mbylljen e procesit teknik të negociatave me BE-në

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali...

KLGJ ia “pasoi” ILD-së rastin e Irena Gjokës, reagon PD: Përpjekje për zvarritje të çështjes!

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka reaguar pas vendimit...