15.5 C
Tirana

Programi i PD, LaCivita: Një fitore e Berishës, fitore dhe për familjet shqiptare

Më datë:

Strategu i Partisë Demokratike, Chris LaCivita, mbajti një fjalim në skenën ku po prezantohet sot zyrtarisht programi i kësaj force politike.

LaCivita kërkoi që shqiptarët të votojnë për Partinë Demokratike. Sipas tij, PD-ja ka një program të qendrueshëm, miqësor me familjen dhe të rinjtë e vendit, si dhe një plan real që ul taksat.

Sakaq, strategu amerikan tha se programi i PD-së është i bazuar në atë të Donald Trump.

“Të gjithë e dijmë që në 12 vitet e fundit të Edi Ramës, kanë qenë një dështim i madh. Një dështim i lidershipit, dhe një dështim i familjeve shqiptare. Por kemi Doktor Berishën, një mik të vërtetë të familjeve shqiptareve. Ai ka një program real që ul kostot e familjeve shqiptare dhe një program konservator njësoj si i Reagen dhe i Donald Trump. Është një plan i vërtetë për të ulur taksat për të rinjtë shqiptarë e për të ardhmen. Pikërisht ky është qëllimi i kësaj fushate. Pikërisht ky është dallimi i një udheheqje të qendrueshme të Dr. Berishes dhe asaj të fshehur të Edi Ramës.
Një fitore e Dr. Berishes është fitore per familjet shqiptare.
Faleminderit.”
,tha LaCivita.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Kurti dhe Ali Ahmeti në homazhet në nderim të Fatos Nanos

Në Pallatin e Kongreseve u mbajtën sot homazhet zyrtare...

Ceremonitë mortore për Fatos Nanon, Shqipëria i jep lamtumirën ish-kryeministrit

Në Pallatin e Kongreseve kanë nisur homazhet në nderim...