Prodhimi industrial në Evropë shënoi rënie mbi 20 për qind në maj

Më datë:

Prodhimi industrial në Evropë vazhdoi të bie mbi baza vjetore në maj, përkundër një rritjeje mujore të nxitur nga lehtësimi i masave parandaluese të COVID-19, njoftoi Eurostat të martën, (AA).

Prodhimi industrial i BE-së shënoi rënie 20.5 për qind në maj krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, ndërsa shënoi një rritje me 11.4 për qind muaj pas muaji.

“Në 27 vendet anëtare të BE-së, apo BE27, prodhimi i mallrave kapitale ra me 29.5 për qind, mallrat e qëndrueshme të konsumit me 23.2 për qind, mallrat e ndërmjetme me 18.5 për qind, mallrat e konsumit jo të qëndrueshëm me 13.4 për qind dhe energjia me 10.6 për qind”, bëri të ditur zyra e statistikave, duke dhënë shifrat vjetore.

Prodhimi industrial shënoi rënie në të gjitha shtetet anëtare për të cilat janë të disponueshme të dhënat, me uljet më të mëdha të regjistruara në Sllovaki (minus 33.5 për qind), Hungari (minus 27.6 për qind) dhe Rumani (minus 27.4 për qind).

Prodhimi industrial në eurozonë gjithashtu shënoi rënie me 20.9 për qind ndër vite në maj ndërsa u ngjit në 12.4 për qind nga muaji i kaluar. 

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Rama: Banorët e Zvërnecit nuk kërkuan ndalimin e investimit

https://www.youtube.com/live/Y429Ou9IhNQ?si=_sQKIScUKs-5VUEZ Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se gjatë vizitës së...

Kandidate për kreun e shtetit nga LDK/ Ish-presidentja Osmani thirrje qytetarëve: Votoni që Kosova të dalë nga kriza!

Kandidatja për presidente nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK),...

Zgjedhjet në Kosovë/ Albin Kurti hedh votën e tij: Sot vendosin ata që votojnë!

Kosova voton sot! Pas ushtrimit të së drejtës së...

Deklarata e Spiropalit: Politika shqiptare duhet të tejkalojë logjikën e “fituesit absolut”

Ish-ministrja e Jashtme, Elisa Spiropali ka reaguar mes valës...