17.5 C
Tirana

Proda me kryeprokuroren e Belgjikës: Skuadra të përbashkëta hetimore për të goditur grupet kriminale

Më datë:

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda u takua sot me kryeprokuroren e Prokurorisë Federale të Mbretërisë së Belgjikës Ann Fransen.

Policia e Shtetit njoftoi se takimi ishte shumë i rëndësishëm për të çuar më tej bashkëpunimin e Policisë së Shtetit, me strukturat hetimore në Mbretërinë e Belgjikës, me qëllime: hetimin dhe goditjen e grupeve kriminale; konstatimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale të prodhimit, shitjes dhe trafikimit të lëndëve narkotike; gjurmimin dhe sekuestrimin e aseteve të krimit.

Në takimin ku morën pjesë dhe drejtues të lartë të Policisë së Shtetit, si dhe magjistratë të Mbretërisë së Belgjikës, titullarët u dakordësuan për vënien të dispozicion të skuadrave të përbashkëta hetimore, të ekspertëve më të mirë, të cilët do të shkëmbejnë informacione dhe eksperienca, do të kryejnë hetime dhe do të aplikojnë metodat më të mira operacionale dhe policore, me qëllim goditjen e krimit të organizuar. Gjithashtu, gjatë takimit ata vlerësuan punën profesionale të oficeres së kontaktit në Shqipëri, Eva Mielnicki.

Proda i propozoi kryeprokurores Fransen, nënshkrimin e një marrëveshjeje bashkëpunimi në kuadër të luftës kundër krimit të organizuar, si dhe kërkoi që për çdo shtetas shqiptar të dënuar në Belgjikë, të bashkëpunohet me Policinë e Shtetit, në mënyrë që të nisë hetimi pasuror.

Gjithashtu, ai e garantoi kryeprokuroren, se partnerët belgë do të gjejnë te Policia e Shtetit, gatishmëri, vullnet, angazhim, përkushtim, profesionalizëm dhe besueshmëri në çdo iniciativë që do të ndërmerret për të luftuar krimin e organizuar.

Kryeprokurorja Fransen u shpreh se gjatë punës së saj, Policinë shqiptare e ka konsideruar partnere parësore. Gjithashtu, shprehu përgëzime për bashkëpunimin e deritanishëm, të konkretizuar me operacione të përbashkëta dhe me ekzekutimin e menjëhershëm të letërporosive të agjencive ligjzbatuese belge. Gjithashtu, kryeprokurorja shprehu gatishmërinë për të çuar më tej këtë bashkëpunim, për përmbushjen e misionit madhor, sigurinë e qytetarëve të të dyja vendeve. 

Proda takohet me Kryeprokuroren e Belgjikës

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Zbulohet në Shkodër magazina ku kultivohej kanabis, disa të arrestuar

Policia e Shkodrës ka zbuluar një tjetër ambient që...

Qytetarë dhe aktivistë, protestë në mbrojtje të familjes

Aktivistë të koalicionit “Pro familjes dhe jetës” u bënë...

Berisha: Protesta për të rikthyer votën e lirë

https://www.youtube.com/live/7ASMKRHf5-w?si=lhehly81fgA4l1iu&t=1175  Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh sot...

Trump shqyrton kërkesën saudite për avionët luftarakë ”F-35”

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump deklaroi se po shqyrton...