Gjovalin Shkambi, xhaxhai i 30-vjeçarit Elvis Shkambi i është drejtuar Apelit me Juridiksion të Përgjithshëm në Tiranë për zëvendësimin e masës së sigurisë arrest në burg.
Më herët, 49-vjeçari deklaroi publikisht se gjyqtari që do i dënonte nipin do të përballej me të njëjtin fat si Astrit Kalaja, i cili u vra në sallën e gjyqit, deklaratë për të cilën u arrestua.
Pritet që Apeli të regjistrojë çështjen dhe shortojë trupën që do shqyrtojë kërkesën.
Gjovalin Shkambi ndodhet në qeli, i akuzuar për veprat penale “Kanosja e gjyqtarit” dhe “Kanosja për kryerjen e veprave me qëllime terroriste.”
Gjyqtari Astrit Kalaja u vra në sallën e gjyqit më 6 tetor 2025 nga Elvis Shkambi, pasi xhaxhai i tij Gjon Shkambi humbi gjyqin për pronën.
Elvis Shkambi hyri brenda sallës së gjyqit dhe qëlloi tre herë drejt gjyqtarit Astrit Kalaja pasi mori vendim kundër xhaxhait të tij Gjon Shkambi.
Detektori kishte dhënë sinjalizim për prezencën e metalit kur nipi e xhaxhai kanë hyrë brenda gjykatës, por se roja e sigurisë Banush Koxhaj nuk kishte ndërmarrë asnjë veprim.


