7.5 C
Tirana

Problemet shëndetësore që tregojnë sytë

Më datë:

Sytë janë një pjesë e trupit, me anë të së cilit ne mund t’i diagnostikojmë disa probleme shëndetësore nëse tregojmë kujdes në disa shenja paralajmëruese.

Disa nga këto shenja të paraqitura nga ekspertët janë:

Njolla të verdha në qepalla – shfaqja e njollave të verdha në qepalla mund të tregojë se niveli i kolesterinës është shumë i lartë. Këto njolla janë depozita yndyrnash, të cilat shfaqen në disa zona të trupit.

Ndjeshmëria e lartë ndaj dritës – nëse keni ndjeshmëri të lartë ndaj dritës dhe ju thahen sytë, atëherë keni të bëni me një sëmundje imunitare, e cila zakonisht i prekë gratë mbi moshën 40- vjeç.

Shikim i dobët – nëse ky problem ju shfaqet papritur, atëherë keni të bëni me isshemi. Nëse shikimi i dobët shoqërohet edhe me mpirje te gjymtyrëve, duhet të keni kujdes dhe te konsultoheni me ndonjë mjek.

Hollim i vetullave – nëse vëreni që me kalimin e moshës, qimet e vetullave fillojnë t’ju bien, atëherë keni probleme me gjëndrën tiroide. Edhe thinjat në vetulla mund të tregojnë që ju keni probleme me gjëndrën tiroide.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Bahamas njeh Kosovën

Shteti i Kosovës njihet tashmë zyrtarisht edhe nga Bahamas. Presidentja...

Paga minimale 50 mijë lekë, fonde rindërtimi dhe emërime

Këtë të premte, më 19 dhjetor, Qeveria ka miratuar...

USB e SPAK, 10 mijë faqe me prova për Ballukun, avokati i zv.kryeministres: Duam tre javë kohë

Po mbahet me dyer të mbyllura mbledhja e Këshillit...

Gjermania miraton ligjin historik për shërbimin ushtarak

 Ligji i ri gjerman për shërbimin ushtarak do të...