11.5 C
Tirana

Primaret, Bardhi nga Fieri: Fluks i jashtëzakonshëm demokratësh

Më datë:

Proces tejet demokratik, e ka cilësuar kreu i grupit parlamentar të PD-së Gazment Bardhi atë të Primareve. Si drejtues politik i qarkut Fier, ai ka shkuar për të ndjekur procesin e votimit atje, nga ku deklaroi se nuk paraqitet asnjë problematikë.

“Është një proces statutor që ndodh në të gjitha degët e PD-së ku anëtarët janë ftuar për të përzgjedhur kandidatët e 11 Majit.

Partia Demokratike respekton përzgjedhjen e anëtarëve, ndjek një proces demokratik të përzgjedhjes së kandidatëve përmes parimit “një anëtar, një votë”.

Bardhi vuri theksin te fluksi i demokratëve që kanë shkuar për të shprehur vullnetin e tyre politik. Bëri thirrje për pjesëmarrje sa më të gjerë në të gjitha qarqet e vendit.

“Unë e shfrytëzoj këtë moment për t’u bërë thirrje çdo anëtari të PD-së të paraqitet në degët përkatëse në çdo qark, për të marrë pjesë në votim.

Ka norma dhe rregulla të qarta të dërguara me vendim të Komisionit Kombëtar të Proceseve Elektorale në selinë qendrore të PD-së”, tha ai.

Procesi i votimit për Primaret ka nisur që prej orës 08:00 këtë të Shtunë dhe pritet të përfundojë në 18:00.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Tabaku: Pensionistët marrin 20 lekë në ditë, për tunelin e Llogarasë shkojnë 50 mln euro “

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku përmendi në Kuvend aferën...

Zbulohen dy shtëpi bari në Malësinë e Madhe, në pranga dhe dy punonjës të OSHEE

Malësi e Madhe/Finalizohet operacioni policor i koduar “Neonët 2”. Zbulohen...

 Energji nga hapësira, ëndrra për të transmetuar burim diellor nga orbita

Grumbullimi i energjisë diellore në orbitë dhe transmetimi i...

Dëshmon mjeku që vizitoi Nuredin Dumanin: Kishte një plumb në trup

Gjykata e Posaçme dëgjoi dëshmitarët e radhës të kërkuar...