19.5 C
Tirana

Prezencë uji në disa rrugë në Gjirokastër, policia apel shoferëve

Më datë:

Disa segmente të rrugëve në Gjirokastër ka prezencë të ujit për shkak të reshjeve të shiut.

Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të tregojnë kujdes të shtuar në drejtimin e mjetit, të ruajnë distancën dhe të shmangin lëvizjet e panevojshme, pasi në disa akse ka prezencë të lartë të ujit.

Prezenca e policisë është shtuar në të gjitha akset rrugore, për të monitoruar qarkullimin pasi ka fluks të shtuar të automjeteve që hyjnë në vendin tonë nga Pika Kufitare e Kakavijës, si dhe për t’u ardhur në ndihmë drejtuesve që mund të kenë nevojë.

“Për shkak të reshjeve të dendura të shiut në qarkun e Gjirokastrës, në disa segmete të rrugëve interurbane dhe urbane ka prezencë të ujit.

Me qëllim parandalinin e aksidenteve rrugore, Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të tregojnë kujdes të shtuar në drejtimin e mjetit, të ruajnë distancën dhe të shmangin lëvizjet e panevojshme, pasi në disa akse ka prezencë të lartë të ujit.

Policia Rrugore ka rritur prezencën me shërbime në lëvizje në të gjitha akset rrugore, për të monitoruar qarkullimin pasi ka fluks të shtuar të automjeteve që hyjnë në vendin tonë nga Pika Kufitare e Kakavijës, si dhe për t’u ardhur në ndihmë drejtuesve që mund të kenë nevojë.

Në rast nevoje për ndihmë, telefononi në numrin 112 ose dërgoni njoftim në Komisariatin Dixhital”, sipas policisë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Rama mbështet Ballukun pas pezullimit: Nuk do të ketë konflikte me drejtësinë

Pas konferencës së përbashkët me komisioneren e BE për...

Prostitucion në Shkodër, arrestohet 23-vjeçarja braziliane që shfrytëzonte një shtëpi me qira

Finalizohet operacioni policor i koduar “Rent house”, goditet një...

Masat ndaj Ballukut, Ivi Kaso: Përgjegjësia nuk ndalet te zv/kryeministrja

Në mbledhjen e Komisionit për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe...

Berisha sulmon takimin Rama-Balluku: SMS-të janë kurth, përplasja zgjati 7 orë

Kryetari i PD, Sali Berisha ka reaguar për takimin...