9.5 C
Tirana

Presidentja e Komisionit Evropian pranon vonesat për vaksinat: Ende nuk jemi aty ku duhet!

Më datë:

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen i ka pranuar hapur gabimet në strategjinë për të siguruar vaksina të mjaftueshme për 447 milionë qytetarët e Bashkimit Evropian. Dhe për këtë strategji, BE është përballur me kritika.

“Ne ende nuk jemi ku duam të jemi. Kemi qenë të vonshëm në autorizim. Ne kemi qenë shumë optimistë kur kemi pasur të bëjmë me prodhim masiv dhe ndoshta kemi pasur shumë vetëbesimin se ajo që e kemi porositur mund të dërgohej në kohë”, ka thënë von der Leyen para Parlamentit Evropian më 10 shkurt.

Megjithatë, politikania gjermane ka mbrojtur qasjen e përgjithshme të bllokut evropian për luftën kundër pandemisë, përmes një plani të përbashkët për vaksina në të 27 vendet.

Teksa Bashkimi Evropian tejkalon shifrën e 500,000 personave të vdekur me koronavirus, Komisioni Evropian është duke u përballur me kritika për skemë të ngadalshme të vaksinimit, e cila mundësohen negociimin për blerje të vaksinave në emër të të gjitha vendeve të BE-së. Shpërndarja e vaksinave është goditur edhe nga prodhuesit e vaksinave, të cilët kanë përmendur kapacitetet dhe furnizimet, si arsye për vonesa.

Kompanitë Pfizer dhe AstraZeneca janë vetëm dy prej kompanive që kanë thënë se nuk do të mund të arrijnë pritshmëritë për prodhim të vaksinave, për shkak të disa ndryshimeve që duhet bërë nëpër fabrikat e tyre, me qëllim të rritjes së kapacitetit të prodhimit në të ardhmen.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Veliaj kërkesë në GJKKO: Të përjashtohet gjyqtarja Etleva Deda

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka depozituar pranë Gjykatës...

Debati për rrogat e magjistratëve, Berisha akuza Ramës: Je përgjegjës kryesor, përmbyse piramidën e pagave

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, komentoi gjatë konferencës...

Gjykata e Posaçme ndryshon masën e sigurimit për Xhelal Rrajën, kalon nga burgu në arrest shtëpie

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin...

Investimet strategjike, Bozdo: Dokumentet po mbahen të fshehta, në shkelje të ligjit

Deputeti i Partisë Demokratike, njëherësh zëvendëskryetar i Komisionit Parlamentar...