Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenski ka mbërritur në Shqipëri.
Avioni i presidentit ukrainas, u ul në aeroportin e Rinasit në orën 23:00 të mbrëmjes së kësaj të marte.
Zelenski u prit nga ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani dhe ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali.
Presidenti Zelenski viziton për herë të parë Tiranën ku do të marrë pjesë në Samitin për Ukrainën.
“Nder i madh të presësh Presidentin Zelenskyy në Tiranë. Një moment kyç për nxitjen e lidhjeve dypalëshe dhe qëndrimin në solidaritet me Ukrainën në luftën e saj heroike kundër agresionit të Rusisë”, deklaron Hasani në një postim në rrjetin X.
Great honor to welcome President @ZelenskyyUa to Tirana.
A pivotal moment for fostering bilateral ties, and standing in solidarity with Ukraine in its heroic fight against Russia’s aggression.
🇦🇱🤝🇺🇦#WeStandwithUkraine pic.twitter.com/ngGan0Mdev
— Igli Hasani (@IgliHasani) February 27, 2024
Tirana do të jetë kryeqendra e diplomacisë europiane për dy ditë me radhë ku do të zhvillohet samiti i Ukrainës dhe ai i liderëve të Ballkanit Perëndimor. Takimin e parë, Zelensky do ta ketë me kryeministrin Edi Rama.
Kjo është vizita e parë e presidentit Zelensky në vendin tonë.


