1.5 C
Tirana

Presidenti Putin nënshkruan ligjin që mbron të dhënat e zyrtarëve të sigurisë

Më datë:

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka nënshkruar një ligj që po vlerësohet se mund të pengojë përpjekjet për ekspozimin e korrupsionit ose kërkesën për llogaridhënien e zyrtarëve rusë.

Ligji parasheh ndëshkime për ata që zbulojnë të dhënat personale të zyrtarëve të sigurisë ose të afërmve të tyre.

Dënimet që parashihen në bazë të ligjit janë: burgim, arrest shtëpiak, punë të detyruar dhe gjoba deri në 18 muaj pagë.

Ligji mund të dekurajojë lëvizjet e tilla si ajo e aktivistit dhe kritikut të Kremlinit, Aleksei Navalny, i cili përmes organizatave të tij kishte publikuar të dhëna lidhur me pronat e fshehta të lidhura me zyrtarë të lartë rusë, përfshirë Putinin dhe ish-presidentin, Dmitry Medvedev.

Publikimi “Pllatati i Putinit” kishte marrë më shumë se 100 milionë shikime në Youtube.

Fondacioni kundër korrupsionit i Navalnyt është shpallur si “ekstremist” nga ana e një gjykate në Moskë.

Vetë Navalny po mbahet në burg pasi u arrestua pas kthimit nga Gjermania ku është trajtuar për shkak të një helmimi me agjent nervor të kategorisë ushtarake, gjatë vitit të kaluar, derisa po udhëtonte brenda Rusisë.

Ai ka fajësuar Putinin për helmimin, por Kremlini ka hedhur poshtë akuzat.

Autoritetet ruse kanë përshpejtuar hapat kundër lëvizjes së Navalnyt para zgjedhjeve për parlamentin rus që mbahen në shtator.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Mjegull në Rrugën e Kombit, policia apel për kujdes të shtuar

Policia Rrugore apelon për më shumë kujdes nga drejtuesit...

BE: Shkëlqime shprese për përdorimin e aseteve: ‘para tani ose gjak më vonë’

Propozimi i Komisionit Evropian për përdorimin e aseteve ruse...

Protesta kombëtare e 22 Dhjetor, Sali Berisha: I japim ultimatum Edi Ramës, të largohet

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka deklaruar se në...

Eksplozivi në banesën e nënës së Gentjan Zotos në Vlorë, zbardhet ngjarja, arrestohen babë e bir

Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur para 3 javësh...