19.5 C
Tirana

Presidenti Meta zbret në terren, apeli nga Lezha: Të mbahet çdo premtim për mjekët

Më datë:

Presidenti i vendit, Ilir Meta ka zhvilluar sot në Lezhë takim me prefektin Gjok Jaku. Ndërsa ka vlerësuar punën e bërë nga institucionet lokale në përballimin e kësaj situate, ai apeloi për më shumë bashkëpunim me to dhe qytetarët.

“Vlerësoj punën dhe angazhimin e prefektit në këtë situatë, është bërë një punë e mirë si masë parandaluese. Duhet të bëhen përpjekje të mëdha nga të gjithë institucionet për tejkalimin e situatës.

Sa i takon masave të marra nga qeveria, Presidenti tha se “është bërë përpjekje dhe e rëndësishme është të ketë frymë më të madhe bashkëpunimi mes të gjithë autoriteteve dhe qytetarëve.

Ne lidhje me emigrantët e mbetur në kufi, ai ka theksuar se “duhet të merren masa për të realizuar karantinimin e tyre, por apelojmë që të evitohet lëvizja në këtë periudhë. Duhet të bëhet cdo përpjekje për t’i ndihmuar ata”.

Sa për shpërblimin mujor të mjekëve dhe infermierëve që trajtonin të sëmurët me COVID 19, Presidenti Meta tha: “Sa i takon shpërblimit të mjekëve dua të them se nuk kam informacion të plotë për situatën por dua të përshëndes mjekët dhe infermierë të Lezhës që vazhdojnë të jenë në krye të detyrës sepse falë tyre kemi gjendje të stabilizuar në Lezhë dhe mendoj se cdo premtim për ta do të mbahet”.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Ankimimi për shkarkimin nga detyra, Kushtetuesja njofton Erion Veliajn për seancën e 31 tetorit

Gjykata Kushtetuese ka njoftuar zhvillimin e seancës plenare publike...

Deputetët e PD-së takojnë delegacionin e BE: Zgjedhjet e 11 majit, një farsë elektorale

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi,...

Miratohen marrëveshjet e huas me BERZH dhe BEI për Korridorin VIII hekurudhor

Komisioni i Ligjeve miratoi sot dy marrëveshje të huas...

Ursula von der Leyen denoncon “sulmin hibrid” ndaj Lituanisë nga Bjellorusia

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen,  tha...