9.5 C
Tirana

Presidenti Meta i dekreton qeverisë një tjetër ligj: Njihet e drejta e sportistëve për të përfituar pension të posaçëm

Më datë:

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka dekretuar ditën e sotme shpalljen e një tjetër ligji të qeverisë.

Në njoftimin e Institucionit të Presidentit të Republikës sot më 4 qershor 2020, thuhet se “Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta ka dekretuar me shpallje Ligjin nr. 65/2020 “Për një shtesë në ligjin nr. 7703, datë 11.5.1993, ‘Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë’, të ndryshuar”. Presidenti Meta mbështet këtë nismë që synon rritjen e vlerësimit të kontributit të dhënë ndër vite nga sportistët, duke u njohur të drejtën për të përfituar pension të posaçëm”.

DEKRET
PËR SHPALLJE LIGJI

Në mbështetje të nenit 84, pika 1 dhe nenit 93 të Kushtetutës,

Dekretoj

Shpalljen e ligjit nr. 65/2020 “Për një shtesë në ligjin nr. 7703, datë 11.5.1993, ‘Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë’, të ndryshuar”.

Nr. Dekretit 11497
Tiranë, më 02.06.2020

PRESIDENTI I REPUBLIKËS
ILIR META

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Zbulohet në Shkodër magazina ku kultivohej kanabis, disa të arrestuar

Policia e Shkodrës ka zbuluar një tjetër ambient që...

Qytetarë dhe aktivistë, protestë në mbrojtje të familjes

Aktivistë të koalicionit “Pro familjes dhe jetës” u bënë...

Berisha: Protesta për të rikthyer votën e lirë

https://www.youtube.com/live/7ASMKRHf5-w?si=lhehly81fgA4l1iu&t=1175  Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh sot...

Trump shqyrton kërkesën saudite për avionët luftarakë ”F-35”

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump deklaroi se po shqyrton...