8.5 C
Tirana

Presidenti iranian: 1.1 milionë njerëz kanë mbetur pa punë për shkak të COVID-19

Më datë:

Presidenti i Iranit, Hassan Rouhani tha se 1.1 milionë njerëz kanë mbetur pa punë për shkak të koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Rouhani nëpërmjet video-konferencës mori pjesë në ceremoninë e hapjes së projekteve të ndryshme të zbatuara në rajone të ndryshme të vendit. Në fjalimin e tij të mbajtur këtu ai përmendi problemet ekonomike në Iran.

Ai tha se sanksionet e zbatuara nga ish-presidenti amerikan Donald Trump kanë shkaktuar presion të rëndë mbi popullin e Iranit nga pikëpamja e ngritjes së çmimeve dhe inflacionit.

“Për shkak të COVID-19 kanë mbetur pa punë 1.1 milionë njerëz. Papunësia e një milion njerëzve lë përballë vështirësive miliona persona. Lufta ekonomike, thatësira dhe përmbytjet shkaktojnë problemeve në popull”, tha Rouhani.

Presidenti iranian theksoi se gjatë kohës së pandemisë janë përballur me një sërë pengesash me burim sanksionet. “Kërkonim maska por askush nuk na jepte maska. Askush nuk na jepte pajisje për frymëmarrje (respiratorë). Trump idioti na kishte dërguar mesazh ‘nëse dëshironi respiratorë mund t‘ju dërgojmë 4 copë‘. Edhe unë i thashë ‘nëse dëshironi mund t‘ju dërgojmë ne 40 copë'”, tha Rouhani.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

U la në burg, avokati: Erzen Uka ishte rastësisht në shtëpinë ku ndodhi incidenti

Julian Cumraku dhe Erzen Uka, të arrestuar mbrëmjen e...

Kurti: Ndërtimi i fabrikës së municioneve “Made in Kosova” do të përfundojë vitin e ardhshëm

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti deklaroi se fabrika e...

Qeveria kërkoi rrëzimin e pezullimit të Ballukut, Kushtetuesja shtyn seancën paraprake

Gjykata Kushtetuese ka shtyrë për në datë 2 dhjetor...

Automjete luksoze të vjedhura nga Italia, dy të dyshuar në kërkim

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Stolen...