13.5 C
Tirana

Presidenti Begaj pret Ali Ahmetin: UÇK-ja bën krenar çdo shqiptar!

Më datë:

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka pritur në një takim këtë të premte, 17 tetor, kreun e BDI-së në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmetin, i cili ndodhet në Tiranë për të marrë pjesë në protestën e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Gjatë takimit, kreu i Shtetit vlerësoi rolin e Ahmetit si një ndër themeluesit e UÇK-së, ndërsa theksoi se tubimi i sotëm krah veteranëve në Tiranë dëshmon mbështetjen unanime të shqiptarëve ndaj luftës së drejtë për çlirimin e Kosovës.  

UÇK-ja bën krenar çdo shqiptar. Ajo është pjesë thelbësore e historisë sonë, sepse bëri një luftë të drejtë ndaj padrejtësisë shekullore”, – vlerësoi presidenti Begaj, i cili theksoi se UÇK-ja ka pasur gjithmonë mbështetjen e aleatëve tanë, pasi ka qenë një organizëm çlirues dhe jo okupues.  

Gjatë takimit, u diskutua edhe për faktorin shqiptar në rajon. Presidenti Begaj u shpreh për bashkëpunimin mes njëri-tjetrit dhe unitetin për çështjet që lidhen me identitetin kombëtar, paqen, sigurinë dhe prosperitetin e Ballkanit Perëndimor dhe integrimin Euroatlantik të tij.

Kreu i Shtetit garantoi mbështetjen e Shqipërisë ndaj faktorit politik shqiptar në rajon dhe përpjekjeve për të siguruar ndaj qytetarëve një jetesë sa më të mirë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Qeveria shpall gjendjen e jashtëzakonshme pas valës së dhunës

Qeveria peruane njoftoi qëllimin e saj për të shpallur...

Dyshohet se i riu vrau veten brenda poligonit të qitjes

Pamjet që shihni tregojnë vendin ku ndodhi ngjarja e...