15.5 C
Tirana

Prerje e paligjshme e pyjeve, procedohet penalisht një 60 vjeçar në Berat

Më datë:

Një 60-vjeçar është është proceduar penalisht, pasi është konstatuar nga forcat e policisë se kishte grumbulluar lëndë drusore që dyshohet të jenë prerë në mënyrë të paligjshme.

Shtetasin Th. B., 60 vjeç, banues në fshatin Velabisht, në përfundim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Parandalimin e Krimit e kanë proceduar penalisht, për veprën penale “Prerja e paligjshme e pyjeve”.

Njoftimi i policisë/ Berat

Vijon zbatimi i planit të masave për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve mjedisore.

Konstatohet nga Policia, lëndë drusore që dyshohet të jetë prerë në mënyrë të paligjshme.

Procedohet penalisht poseduesi i lëndës drusore.

Në zbatim të planit të masave për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në një sipërfaqe toke kanë konstatuar se shtetasi Th. B. kishte grumbulluar lëndë drusore që dyshohet të jetë prerë në mënyrë të paligjshme.

Shtetasin Th. B., 60 vjeç, banues në fshatin Velabisht, në përfundim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Parandalimin e Krimit e kanë proceduar penalisht, për veprën penale “Prerja e paligjshme e pyjeve”.

Materialet në ngarkim të tij janë referuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.

Policia e Shtetit do të vijojë kontrollet për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore dhe në këtë kuadër kërkon bashkëpunimin e qytetarëve që të denoncojnë çdo rast të paligjshmërisë në Komisariatin Dixhital apo në numrin pa pagesë 112, duke siguruar anonimatin dhe reagim të paanshëm kundrejt shkelësve të ligjit.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha: Rama përdori gjeopolitikë për të grabitur 50 mln euro

Kreu i PD, Sali Berisha, theksoi se kryeministri Edi...

Leskaj tërhiqet si drejtues politik i PD-së në Vlorë: Pas 2 vitesh lë edhe mandatin e deputetit

Deputeti i Partisë Demokratike, Bujar Leskaj, theksoi sot se...

Momente paniku në zemër të Romës/ Shembet një pjesë e kullës mesjetare “Torre dei Conti”, plagoset një punëtor

Momente paniku janë regjistruar në qendër të kryeqytetit italian,...

GJKKO merr vendimin, ja sa u dënuan ish-deputeti i PS Çyrbja, Altin Hajri dhe Ahmet Masha

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar...