13.5 C
Tirana

Pr/buxheti 2025, Tabaku: Rritja ekonomike mbështetet vetëm tek ndërtimi

Më datë:

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku shprehu sot  shqetësimin për projektbuxhetin e vitit të ardhshëm, ndërsa theksoi se rritja ekonomike e vendit është mbështetur vetëm në sektorin e ndërtimit, i cili nuk ka sjellë ndikim zinxhir tek sektorët e tjerë.

Gjatë mbledhjes së komisionit të Ekonomisë dhe Financave ku u prezantua projektbuxheti i vitit 2025, Tabaku ngriti shqetësimin për premtimin e qeverisë që të ardhurat nga taksa e Windfall, të mbledhura gjatë krizës së çmimeve të energjisë, do të shkojnë për rritjen e pensioneve.

“Qeveria ka premtuar që taksa e Windfall do të shkojë për rritjen e pensioneve, duke u bazuar në të ardhurat ekstra nga kriza e çmimeve të energjisë. Ku jemi me mbledhjen e kësaj takse dhe për çfarë është përdorur ajo?” – pyeti Tabaku.

Ajo gjithashtu u ndal te informaliteti, duke thënë se me rritjen e sigurimeve shoqërore nga rritja e pagës minimale do kishte 60 milionë euro më shumë në buxhet, por sipas saj lufta ndaj fenomenit të mosdeklarimit të pagave ka sjellë vetëm 15 milionë euro.

“Keni parashikuar rritjen e TVSH-së si pasojë e inflacionit dhe rritjen e sigurimeve shoqërore nga rritja e pagës minimale, që do të sjellë 60 milionë euro. Ndërkohë, lufta ndaj informalitetit do të sjellë vetëm 15 milionë euro më shumë. Pra, si do t’i rrisni pensionet që pretendoni?”, tha Tabaku.

Ajo gjithashtu kritikoi parashikimin e qeverisë për të ardhurat nga lojërat e fatit, të cilat janë vlerësuar në 40 milionë euro, dhe kërkoi sqarime për bazat e këtij parashikimi.

“E shoh me shqetësim modelin e rritjes ekonomike dhe të ardhurave që keni parashikuar në këtë projektbuxhet. Nuk shoh asnjë stimulim ekonomik mbi ekonominë dhe më mbetet e paqartë se si planifikoni t’i arrini këto të ardhura. Rritja ekonomike e vendit është mbështetur vetëm në sektorin e ndërtimit, i cili nuk ka sjellë ndikim zinxhir tek sektorët e tjerë”, u shpreh Tabaku.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Rama nis vizitën zyrtare në Kosovë, pritet nga presidentja Osmani

Kryeministri Edi Rama ka nisur vizitën e tij në...

Duka rizgjidhet në krye të FShF-së edhe për katër vitet e ardhshme

Asambleja e Përgjithshme Zgjedhore e Federatës Shqiptare të Futbollit...

Alket Rizai në dhomën e vrasjes në burgun grek, hetimet fokusohen tek pistoleta dhe siguria

Vrasja e të burgosurit Antonis Papadatos pasditen e djeshme...

Tre shqiptarë ekstradohen nga Danimarka, Franca dhe Italia për drogë, pastrim parash dhe mashtrim

Finalizohen faza të tjera të operacionit policor ndërkombëtar të...