Porti i Durrësit pranohet në Organizatën Europiane të Porteve Detare

Më datë:

Porti i Durrësit është pranuar në Organizatën Europiane të Porteve Detare (European Sea Ports Organisation), në të cilën bëjnë pjesë 22 porte të Bashkimit Europian.

Porti i Durrësit është Porti i parë në rajon që anëtarësohet në ESPO, në cilësinë e anëtarit vëzhgues, krah porteve të Islandës, Izraelit dhe Mbretërisë së Bashkuar. Në takimin e parë virtual që është zhvilluar mes anëtarëve të kësaj organizate, ka marrë pjesë Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i APD-së, Pirro Vengu.

Duke shprehur kënaqësinë që Porti më i madh i Shqipërisë bëhet pjesë e një organizate të tillë, Vengu theksoi se ekspertiza e pakrahasueshme e ESPO do të ndihmojë Portin e Durrësit në rritjen e standardeve të shërbimeve portuale dhe në fuqizimin e sektorit detar në Shqipëri.

“Anëtarësimi në ESPO merr një rëndësi të veçantë në kuadër të çeljes së negociatave të Shqipërisë me BE-në. Tek ESPO, Porti i Durrësit do të gjejë një mbështetje të fortë në funksion të mbarëvajtjes së projekteve madhore të qeverisë Shqiptare në Durrës dhe Porto Romano”, u shpreh Vengu.

“Me këtë anëtarësim ESPO forcon prezencën e saj në Mesdhe dhe Adriatik. Kam bindjen se anëtarësimi i Portit të Durrësit do të forcojë edhe më tej marrëdhëniet e mira mes Durrësit dhe porteve europiane, dhe përderisa Shqipëria është qartësisht e angazhuar në rrugën e anëtarësimit në BE, jemi shumë të lumtur të mikpresim portin kryesor Shqiptar në familjen tonë!” tha Annaleena Mäkilä, Kryetare e ESPO.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Zjarr në banesë në Kosovë kthehet në tragjedi familjare

Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të mërkurë,...

Distria Krasniqi në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian

Kampionati Evropian i xhudos tashmë ka filluar, ku në...

Këlliçi: Rama në Paris për festë private, ndërsa vendi përballet me çështje në NATO

Deputeti i PD Belind Këlliçi, u shpreh se interpelanca...

Kontrolle në Zubin Potok, policia e Kosovës zbulon armatime të shumta në banesa dhe vende të fshehta

Në gjashtë raste të ndara, Policia e Kosovës më...