14.5 C
Tirana

Polonia mbyll konsullatën e fundit ruse pas sulmit në linjën hekurudhore

Më datë:

Polonia do të mbyll konsullatën e fundit ruse në Gdansk, tha sot ministri i Jashtëm, Radoslaw Sikorski – në përgjigje të sulmit me bombë në një linjë hekurudhore strategjikisht të rëndësishme.

Polonia do të ndërmarrë gjithashtu hapa të mëtejshëm me natyrë jo-diplomatike pas incidentit.

Qeveria polake ka akuzuar shërbimet ruse të inteligjencës se qëndrojnë pas shkatërrimit të shinave në linjën hekurudhore nga Varshava në Lublin.

Shpërthimi ndodhi pranë fshatit Mika, rreth 100 kilometra në juglindje të kryeqytetit.

Hetuesit po kërkojnë dy të dyshuar – shtetas ukrainas që thuhet se kanë vepruar në emër të Moskës dhe janë larguar në Bjellorusi pas sulmit.

“Kjo shënon një përshkallëzim të rëndësishëm në veprimet e Rusisë”, tha Sikorski.

“Sabotim është kur dëmtohet prona. Nëse qëllimi është të vriten njerëz, nuk është më sabotim, por terrorizëm shtetëror”, tha ministri.

Konsullata e Përgjithshme Ruse në qytetin portual verior ishte institucioni i fundit i mbetur i këtij lloji në Poloni.

Në maj, Polonia mbylli konsullatën në Krakovë pas akuzave për zjarrvënie kundër shërbimeve sekrete ruse. Konsullata në Poznan në vitin 2024 u mbyll për të njëjtën arsye.

Sikorski theksoi se, ashtu si vendet e tjera të BE-së – të prekura nga veprimet e shërbimit sekret rus – Polonia nuk kishte ndërmend të mbyllte ambasadën ruse në Varshavë dhe të ndërpriste marrëdhëniet diplomatike me Moskën.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Perspektiva e paqartë për centrale të reja në Zvicër

Fondacioni Zviceran për Energjinë (SES) paralajmëron se heqja e...

Përplasjet me Ballukun, Peleshi përjashton nga seanca Shehajn

Kreu i Partia Mundësia, Agron Shehaj dhe zv.kryeministrja Belinda...

Truri “fiket” papritur para gjumit

Truri përgjumet në mënyrë të papritur dhe jo gradualisht....

Trump shpall Arabinë Saudite aleat kryesor jo-NATO dhe nënshkruan marrëveshje historike

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka shpallur Arabinë Saudite si...