16.5 C
Tirana

Polonia do të ndalojë rrjetet sociale për fëmijët nën 15 vjeç

Më datë:

Polonia po përgatitet për një goditje të fortë ndaj gjigantëve të teknologjisë, duke synuar ndalimin e plotë të rrjeteve sociale për të gjithë fëmijët nën 15 vjeç.

Ministrja polake e Arsimit, Barbara Nowacka, ka deklaruar për Bloomberg se qeveria do të prezantojë draftin e parë të një ligji që mbron shëndetin mendor të brezit të ri.

Sipas projektligjit, përgjegjësia nuk do të bjerë mbi prindërit, por mbi vetë platformat. Meta, TikTok dhe X do të detyrohen të vendosin sisteme strikte të verifikimit të moshës, ose në të kundërtën do të përballen me gjoba marramendëse.

“Ne po shohim një rënie të frikshme të aftësive intelektuale dhe dëmtime të rënda të shëndetit mendor te të rinjtë tanë. Platformat nuk po zbatojnë as rregullat e tyre dhe ne nuk mund të presim më”, shprehet Barbara Nowacka – ministre e Arsimit, Poloni.

Ky hap e vendos Poloninë përkrah vendeve të tjera që kanë ndërmarrë të njëjtin vendim. Vetëm pak kohë më parë, Australia mori masa të njëjta, ndërsa Britania e Madhe, Franca, Spanja dhe Greqia po shqyrtojnë kufizime të ashpra për të miturit.

Ligji i ri, nëse miratohet, pritet të hyjë në fuqi në fillim të vitit 2027.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

WhatsApp Web jashtë funksionit? Përdoruesit raportojnë probleme me hyrjen në platformë

Disa përdorues kanë probleme me WhatsApp Web mëngjesin e...

Banorët e Rrjollit sërish në protestë, përplasen me policinë

Banorët e fshatit Rrjoll të Velipojës vijojnë protestën kundër...

Begaj: Shqiptarët pjesë kyçe e shtetit në RMV, zbatimi i ligjit për gjuhët i domosdoshëm

Presidenti shqiptar Bajram Begaj ka zhvilluar një takim me...