Policia zbulon arsenal armësh në Tiranë, nënë e bir të dyshuar

Më datë:

Zbulohet një bazë armatimi në Tiranë. Në kuadër të operacionit policor të koduar “Picalla”, u zbulua arsenal armësh, ndërsa në pranga ra një 66-vjeçare, ndërsa u shpall në kërkim i biri, shtetasi Oltjan Qershori.

NJOFTIMI I POLICISE
Goditet një bazë armatimi që dyshohet se shërbente për furnizimin e grupeve kriminale. Sekuestrohen 9 armë zjarri(5 automatik, 1 pushkë dhe 3 pistoleta), 1 armë gjahu, silenciator, uniforma dhe pajisje të ngjashme me ato të Policisë, rreth 900 fishekë luftarakë, fitila zjarrpërcjellës dhe kapsolla detonatore.

Shpallet në kërkim poseduesi i bazës së armatimit, ndërkohë vihet në pranga një 66-vjeçare, nënë e bir. Si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve të siguruara në rrugë operativo-ligjore, se në fshatin “Picallë” mbahej një bazë armatimi me qëllim shitjen e armëve grupeve kriminale, shërbimet e Policisë organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Picalla”.

Gjatë operacionit u bë i mundur identifikimi dhe goditja e kësaj baze armatimi. Nga kontrolli i ushtruar në banesën e shtetasit O. Q., u gjetën dhe sekuestruan 5 armë zjarri automatike, 1 armë zjarri pushkë, 3 armë zjarri pistoleta, 1 armë gjahu, 1 bajonetë, silenciator, uniforma dhe pajisje të ngjashme me ato të Policisë, si dhe rreth 900 fishekë luftarakë të kalibrave të ndryshëm, fitila zjarrpërcjellës dhe kapsolla detonatore.

Në vijim të veprimeve, u arrestua në flagrancë shtetasja M. H., 66 vjeçe, banuese në Tiranë, ndërsa u shpall në kërkim shtetasi O. Q., 41 vjeç, banues në Tiranë.

Armët do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore, për ekspertizë, me qëllim verifikimin e përdorimit të tyre në ngjarje kriminale.

Vijon puna intensive për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim dhe për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Reforma territoriale në Fier, Balluku: Bashkitë e vogla kanë funksionuar

Komisioni i Posaçëm për Reformën Territoriale u ndal në...

Shije & traditë kungull i pjekur në furrë

Është ndër ëmbëlsirat e veçanta dhe të shëndetshme që...

“Territorialja”, flasin krerët e bashkive në qarkun Elbasan

Komisioni për Reformën Administrativo-Territoriale zhvilloi dëgjesa me kryetarët e...

Festivali i këngës në Eurovizion

Pjesëmarrja e Izraelit në Eurovision,si në vitin 2024 ashtu...