15.5 C
Tirana

Policia shton forcat në rrugë, 2 të arrestuar, 12 të proceduar dhe 460 të gjobitur

Më datë:

Policia e Tiranës është angazhuar me të gjitha burimet njerëzore dhe teknike, për aplikimin e formave të kontrollit për parandalimin e aksidenteve rrugore, ndëshkimin e drejtuesve të mjetëve që shkelin rregullat e qarkullimit, apo atyre mjeteve që mund të përdoren për ngjarje të rënda kriminale.

Në fokusin e kontrolleve policore janë mjetet “target problematik”, si dhe shkeljet e verifikuara si shkak për aksidentet rrugore dhe ndikim në rritjen e pasojave që vijnë si rezultat i tyre.

Nga kontrollet e ushtruara përgjatë 72 orëve të fundit janë arrestuar dy persona, janë proceduar penalisht 12 drejtues mjetesh, janë pezulluar 78 leje drejtimi, janë proceduar administrativisht 460 persona.

Masat e dhëna nga policia:

Është arrestuar në kushtet e flagrancës për veprat penale “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt” dhe “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, shtetasi me iniciale B. T. 28, i cili drejtonte motomjetin pa vendosur targën në vendin e caktuar. Gjatë verifikimit ka rezultuar i papajisur me leje drejtimi dhe nga kontrolli fizik i është gjetur një sasi lënde narkotike e dyshuar cannabis.

Gjithashtu gjatë kontrolleve parandaluese është konstatuar dhe arrestuar në kushtet e flagrancës, për veprën penale “Korrupsioni aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, shtetasi A. F., 45 vjeç, i cili me qëllim shmangien e ndëshkimit për mosvendosjen e rripit të sigurisë i ka ofruar agjentit verifikues një kartmonedhë me prerje 1000 lekë të rinj.

Janë proceduar penalisht 12 drejtues mjetesh dhe motomjetesh, nga të cilët 7 për drejtim mjeti pa leje drejtimi dhe 5 për drejtim mjeti në gjendje të dehur.

Janë pezulluar 78 leje drejtimi, nga të cilat 54 për shpejtësi mbi normat e lejuara, 15 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit dhe 9 për shkelje të tjera.

Janë proceduar administrativisht 182 drejtues motomjetesh, për mospërdorim të kaskës mbrojtëse.

Janë proceduar administrativisht 146 drejtues mjetesh, për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjetit.

Janë proceduar administrativisht 24 drejtues mjetesh, për mosrregullim shpejtësie dhe gara me shpejtësi në qendrat e banuara.

Janë proceduar administrativisht 32 drejtues mjetesh, për mosdhënie përparësie ndaj këmbësorëve në vendkalimet e tyre.

Janë proceduar administrativisht 76 drejtues mjetesh dhe pasagjerë, për mospërdorim të rripit të sigurisë dhe sistemeve të fiksimit për pasagjerët deri në 12 vjeç.

Janë shoqëruar për verifikim, për llogari të strukturave të tjera policore, 6 automjete me targa regjistrimi të shteteve të huaja apo me targa për qarkullim prove.

Gjithashtu janë vendosur edhe 876 masa për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor.

#MbroJetenDrejtoMeKujdes

#Kujdes ♀MonitoronSjelljenTuaj

#NeJemiAtyPerSigurineTuaj

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Kurti dhe Ali Ahmeti në homazhet në nderim të Fatos Nanos

Në Pallatin e Kongreseve u mbajtën sot homazhet zyrtare...

Ceremonitë mortore për Fatos Nanon, Shqipëria i jep lamtumirën ish-kryeministrit

Në Pallatin e Kongreseve kanë nisur homazhet në nderim...